Fotograf i botës së egër Arian Mavriqi ligjëron për natyrën dhe biodiversitetin në shkollën “Mulla Idris Gjilani”

- Advertisement5 -

Në shkollën “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë të Gjilanit, u organizua një aktivitet i veçantë edukativ me ligjëratë nga Arian Mavriqi, fotograf i njohur i botës së egër dhe një nga zërat më të fuqishëm në promovimin e mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtij aktiviteti, Mavriqi ndau me nxënësit dhe stafin shkollor përvojat e tij profesionale, duke prezantuar pasionin për hulumtimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e specieve të rralla përmes fotografisë.

- Advertisement - M1

Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të drejtorit të shkollës, Zaim Zymeri, i cili falënderoi mysafirin për vizitën dhe kontributin e tij të çmuar, duke theksuar rëndësinë e rolit të shkollës në edukimin e brezave të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Aktivitet i veçantë, me mysafir të veçantë

- Advertisement - m2

Sot në shkollën tonë u zhvillua një aktivitet i veçantë edukativ me ligjëratë nga Arian Mavriqi, fotograf i njohur i botës së egër dhe zë i fuqishëm i promovimit të natyrës dhe biodiversitetit. Ariani ndau me nxënësit dhe stafin shkollor pasionin e tij për hulumtimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e specieve të rralla, përmes fotografive dhe përvojave që kanë frymëzuar njerëz në mbarë vendet e rajonit.

Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të drejtorit të shkollës, z. Zaim Zymeri, i cili e falënderoi mysafirin për vizitën dhe kontributin e tij të çmuar në ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe mjedisit, duke theksuar rolin e shkollës në edukimin e brezave të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për botën që i rrethon.

Si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për punën e tij, mentorja e robotikës Trëndelina Koleci, së bashku me nxënësit Enesa Shabani, Flutra Ademi, Dones Shkodra dhe Blend Maliqi, përgatitën një projekt inovativ në fushën e robotikës, i cili simbolizonte udhëtimin, përkushtimin dhe misionin e Arian Mavriqit në shërbim të natyrës dhe mjedisit.

Po ashtu, nxënësja Arida realizoi një punim artistik, i cili iu dhurua Arianit si një kujtim simbolik i kësaj dite të veçantë dhe i mesazhit të fuqishëm që ai përcolli për dashurinë dhe respektin ndaj natyrës.

Në fund të aktivitetit, shkolla i ndau FALËNDERIM Arian Mavriqit, për kontributin e tij të çmuar edukativ dhe frymëzues.

Ky aktivitet u mirëprit nga nxënësit dhe stafi, duke lënë gjurmë pozitive dhe duke forcuar mesazhin se dashuria për natyrën fillon me edukimin.

Velekincë,
5 shkurt 2026