E hënë, 20 Janar, 2025

Foshnjat që zgjohen shpesh natën janë më të zgjuar, kjo është arsyeja

- Advertisement1-

Për prindërit që vazhdimisht duhet të zgjohen natën për shkak të të qarës së foshnjave sigurisht që është shumë e vështirë.

Megjithatë, mund t’ju duhet të relaksoheni sepse shkencëtarët kanë arritur në përfundime interesante. Një studim ka treguar se foshnjat që zgjohen shpesh gjatë natës janë më të zgjuar.

- Advertisement -

Sipas Peter Fleming, profesor i shëndetit neonatal dhe psikologjisë së zhvillimit në Universitetin e Bristolit, ekziston një lidhje midis niveleve shumë të larta të arritjeve zhvillimore dhe intelektuale dhe mungesës së gjumit gjatë natës.

“Zakonisht, foshnjave u pëlqen të flenë gjatë ditës dhe nga ora 18 deri në mesnatë është koha kur më së shumti duan të qëndrojnë zgjuar. Në fakt, biologjikisht është një avantazh i madh, sepse në këtë kohë të ditës ata do të kenë më shumë vëmendje nga prindërit se në çdo moment tjetër të ditës.”, tha ai.

Disa studime të tjera kanë treguar se nëse një foshnjë zgjohet gjatë natës do të bëhet një person më pak i prirur ndaj depresionit dhe me një prirje më të madhe për ndjeshmëri. vetëkontroll, aftësi më të mira njohëse dhe një nivel më i mirë i vetëdijes./

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...