E hënë, 16 Shtator, 2024

Foshnjat mund të lindin me dhëmbë, ky është paralajmërimi i ekspertëve për nënat

- Advertisement1-

Për këtë arsye, dhëmbët e foshnjave hiqen me një ndërhyrje kirurgjikale.


Mjekët thonë se foshnjat mund të lindin me dhëmbë, edhe pse mund të mos kenë fare flokë dhe as aftësi për të komunikuar, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Sipas “The Sun”, Angela është një ndër nënat që publikoi në rrjet një foto të dhëmbëve të fëmijës së saj të porsalindur. Në imazh vihen re dy dhëmbë në pjesën e nofullës së poshtme.

Sipas “Stanford Children’s Health”: “Dhëmbët e lindjes janë jashtëzakonisht të rrallë (rreth dy për qind e të porsalindurve), por nëse fëmija juaj i ka ato, duhet të keni informacionet e duhura për të ditur se si të veproni.

Ato mund të shkaktojnë probleme gjatë ushqyerjes me gji, sepse fëmija mund t’ju kafshojë aksidentalisht”.

Por foshnja është ajo që dëmtohet më shumë. Për shkak se dhëmbët janë të vegjël, të lirshëm dhe të dobët, ato mund të bien. Nëse dhëmbi shkulet, ekziston rreziku që fëmija ta gëlltisë atë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Foshnja mund të dëmtojë gjuhën, buzën, ose mund të vuajë nga kequshqyerja për shkak të shqetësimit që përjetojnë.

Për këtë arsye, dhëmbët e foshnjave hiqen me një ndërhyrje kirurgjikale.

Zakonisht dhëmbët fillojnë të dalin rreth moshës gjashtë muajsh, por dhëmbët e lindjes janë të pranishëm që në lindje. Nuk dihen ende shkaqet pse dhëmbët e lindjes ekzistojnë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...