Foshnja 4 muajshe, luftë me vdekjen në spital prej Covid-19, mjekët e fusin në intubim pas problemeve me oksigjenin

- Advertisement -

Një foshnje katër muajshe është duke luftuar me vdekjen në spitalin “Ippokratio” të Selanikut për shkak të problemeve me frymëmarrjen që i shkaktoi koronavirus.

- paragrafi 1 -

Mediat greke bëjnë me dije se foshnja ishte dërguar fillimisht në spitalin e Komotinit, por mjekët aty vendosen që ta dërgojnë për mjekim më të specializuar në Selanik.

- Advertisement -

Stafi mjekësor konstatoi se foshnja kishte nivel të ulët të oksigjenit në gjak dhe komplikacione të tjera duke vendosur që ta fusnin menjëherë në intubim.

Greqia është duke u përballur me numër të madh rastesh me koronavirus gjatë kësaj vale të pandemisë, ku spitalet janë tërësisht të mbushur. Mjekët janë shprehur se pjesa më e madhe e të shtruarve janë persone të pavaksinuar, ndërsa gjatë ditës së sotme ministri i Shëndetësisë tha se vendi mund të apikojë masa kufizuese ndaj të pavaksinuarve.