E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Fortuna Ismaili, Venera Ziba dhe Fjolla Halili fituan vendin e parë dhe të dytë në “Riciklo Kreativ”

- Advertisement1-

Studentët e UT-së e fituan vendin e parë dhe të dytë në konkursin ndërkombëtar të arkitekturës “Riciklo Kreativ”

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, të programit studimor të Arkitekturës, morën pjesë në konkursin ndërkombëtar me studentët e arkitekturës “Riciklo Kreativ”, të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) i Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).

- Advertisement -

Fituesit u shpallën me 13.10.2023, ku studentët tanë, Fortuna Ismaili, Venera Ziba dhe Fjolla Halili me projektin “Ecolamp” – Llambë nga materialet e riciklueshme, e fituan vendin e parë. Ky punim prezanton ndriçimin e jashtëm duke shfrytëzuar potencialin e materialeve të ricikluara. Ndërkaq llamba sjellë një qasje të re për reduktimin e mbeturinave duke shtuar bukurinë në hapësirat e jashtme. Tubat PVC i kanë transformuar në pjesë funksionale të artit, duke u dhënë jetë të re këtyre burimeve të hedhura më parë.

Ndërsa studentët Albin Haliti dhe Hamza Sejfullahi, me projektin “Botlamp” – Llambë nga materialet e riciklueshme, morën çmimin e dytë. Ky punim inovativ përdor materiale të riciklueshme dhe pjesë të ricikluara të makinave për të krijuar një robot skeletor, që ndryshon funksionin e tij për të shërbyer si një llambë e jashtëzakonshme. Ky projekt përmbledh artin e dizajnit dhe përkujdesjen për mjedisin.

Përdorimi i materialeve të ricikluara dhe pjesëve të ricikluara të makinave kontribuon në uljen e ndikimit të ndotjes dhe rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e planetit tonë.
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Enis Jakupi i uroi studentët për çmimet dhe i falënderoi që e përfaqësuan me dinjitet Fakultetin e Shkencave të Zbatuara – programi studimor të Arkitekturës. Këtë arritje e përshëndeti edhe dekani i FAU – UP, Tiranë, Armando Vokshi, i cili e uroi dekanin dhe Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të UT-së për studentët e aftë që kanë nxjerrë, pasi të fitosh vendin e parë dhe të dytë është një sukses i madh.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...

Ganimete Kurti-Uka, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Iliria” në Prishtinë

Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Ilira"...