Që nga viti 2019, Fortesa Kuçi është pjesë e stafit të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” si profesoreshë e lëndës së Psikologjisë. Duke filluar nga viti 2024, ajo ka marrë rolin e psikologes së shkollës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për nxënësit dhe stafin pedagogjik në sfidat emocionale dhe zhvillimore që paraqiten gjatë procesit arsimor, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan:
Mirëqenia emocionale në fokus – Roli i psikologes në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”
Përveç dijes dhe shëndetit fizik, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan i kushtohet rëndësi e veçantë edhe mirëqenies emocionale të nxënësve.
Një ambient i shëndetshëm psikologjik është thelbësor për zhvillimin e plotë të të rinjve, prandaj kujdesi për aspektin emocional është pjesë përbërëse e misionit të këtij institucioni.
Në këtë drejtim, rol kyç luan psikologia e shkollës, znj. Fortesa Qorraj Kuçi, e cila me përkushtim dhe profesionalizëm kujdeset që nxënësit të ndihen të dëgjuar, të përkrahur dhe të motivuar për të arritur potencialin e tyre të plotë.
Fortesa Kuçi ka lindur më 1 korrik 1992 në Deçan. Arsimin fillor e ka ndjekur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ka përfunduar në po të njëjtin institucion ku sot punon – Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”.
Studimet universitare i ka ndjekur në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka përfunduar me sukses programin Bachelor në Psikologji. Më pas, ajo ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare në drejtimin Psikologji Organizative dhe Sociale, duke fituar titullin Master i Arteve në Psikologji Organizative dhe Sociale.
Që nga viti 2019, Fortesa Kuçi është pjesë e stafit të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” si profesoreshë e lëndës së Psikologjisë. Duke filluar nga viti 2024, ajo ka marrë rolin e psikologes së shkollës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për nxënësit dhe stafin pedagogjik në sfidat emocionale dhe zhvillimore që paraqiten gjatë procesit arsimor.\