E diel, 19 Janar, 2025

Fonde për t’i paguar mësimdhënësit, kriza e re që po jetësohet në Kosovë

- Advertisement1-

Nxënësit kosovarë u janë kthyer bankave shkollore të hënen e 3 tetorit ku edhe zyrtarisht ka nisur viti i ri shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Fillimi i mësimit ka ndodhur me një vonesë prej pesë javësh, si rezultat i një greve të mësimdhënësve, e cila është pezulluar më 1 tetor, deri në janar. E me t’u përfunduar muaji shtator, mijëra punëtorëve të sektorit publik e privat, në xhirollogaritë e tyre u kanë dalë pagat. Por fat të njejtë nuk ka në pasur edhe qindra punonjës të arsimit.

- Advertisement -

Mësuesit, edhe katër ditë pas fillimit të mujit tetor, vazhdojnë të mos kenë pagë për muajin shtator.

E është dikush që tashmë po solidarizohet me mësimdhënësit kosovarë.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka paralajmëruar se do të organizohen për të mbledhur fonde për mësimdhënësit nëse Qeveria Kurti nuk i ekzekuton pagat për ta.

Në njoftimin e tyre, thuhet se mbledhja e fondeve do të bëhet në çdo shkollë.

“SOLIDARITET! Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!”, thuhet në reagimin që ky Këshill e ka publikuar të martën.

E reflektim të qeveritarëve nga SBASHK-u thonë se do të presin deri më 5 tetor. Në një deklaratë për Nacionalen, kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj shprehet i befasuar me atë që po ndodhte.

- Advertisement -rrrrrrr

“Procesi mësimor ka filluar, por për momentin e keqja më e madhe është se qeveria nuk ka alokuar pagat për shtatorin për sistemin arsimor, përderisa ka alokuar pagat për shërbyesit civilë, me të cilët ishim bashkë në grevë. Ne do të presim deri me 5 tetor, kur është edhe kufiri ligjor që duhet të bëhet bartja e pagave. Nësë kjo nuk bëhet, atëherë shihet qartë se është edhe një përpjekje e qeverisë për të krijuar situata të pakëndshme. Nësë ndodhë kjo ne e shohim si sulm ndaj nesh.Me këtë veprim joligjor qeveria sikur po thotë që paska pasur dëshirë që greva të vazhdojë,” – u shpreh ai.

Por jo të gjithë deputetët e pozitës kanë mendim të njejtë me kreun e Qeverisë, Albin Kurtin e ministrin e Financave Hekuran Muratin sa I përket (mos) eksekutimit të pagave për mësimdhënësit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...