FOKUSI TE RASAT: Gabimet tona me përemrat “UNË” dhe “TI”

- Advertisement5 -

Kur shkruajmë, por sidomos kur flasim, shpesh i përdorim gabim trajtat rasore të përemrave vetorë, sidomos të atyre UNË dhe TI. Gabimet më të shpeshta me këta përemra ndodhin kryesisht në rasën emërore dhe kallëzore të tyre.

- paragrafi 1 -

Kur shkruajmë, por sidomos kur flasim dendur i përdorim gabim trajtat rasore të përemrave vetorë, sidomos të atyre UNË dhe TI. Përdorim trajtat NEVE e JUVE në vend të NE e JU, si dhe MUA dhe TY, në vend të UNË dhe TI, si dhe e kundërta.

- Advertisement -

Gabimet më të shpeshta me këta përemra ndodhin kryesisht në rasën emërore dhe kallëzore të tyre.

Ja disa shembuj kur përdoren gabim këto trajta:

− Pa te mua dhe u sigurua që kishte vepruar drejt. (ku? – tek “unë”, jo “mua”)

- Advertisement -

− Ajo erdhi tek ty herët në mëngjes. (te kush? – te “ti”, jo te “ty”)

− Po ta fillojmë neve të parët, do të jetë më mirë. (kush? – “ne”, jo “neve”)

− Juve ju kishin telefonuar mbrëmë? (kë? – “ju ju”, jo “juve ju”)

− Kush do t’ju ndihmojë juve, po ta ndërpresim neve punën? (kë? –“ju” dhe “ne”)

− Na kujto edhe neve kur të dalësh? (Kë? – ne)

− Ju jua thanë, kurse ne jo! (Kujt? – juve dhe neve)

− Na trego edhe ne se çfarë tha. (Kujt?– neve, jo ne)

Ne i përdorim gabim këto trajta rasore, sepse nuk e dimë si lakohen përemrat vetorë nëpër rasa. Më poshtë jepet lakimi i tyre nëpër rasa, në njëjës dhe në shumës.

6654 2 7fbb810e1856b34bac8c799d796b533f

KUJDES! Për të shmangur këtë gabim, bëni pyetjen përkatëse dhe gjeni formën e saktë të tyre!

Përgatiti: S.Agolli

© Portali Shkollor-