Flutura Shala është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Ali kelmendi” në Barilevë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Me krenari dhe me vlera të larta profesionale u përzgjodh mësuese e dalluar për vitin shkollor 2025–2026 Flutura Shala, e përzgjedhur nga Këshilli i Arsimtarëve.
Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë së saj për arsimin dhe nxënësit.
Urime për këtë arritje të merituar dhe suksese të mëtejshme në misionin fisnik të edukimit! 🌟📚
