E diel, 8 Shtator, 2024

Flutura Hamza Azemi, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

- Advertisement1-

Flutura Hamza Azemi është përzgjedhur si mësimdhënësja më e dalluar e shkollës “Ismail Qrmali” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

ShFMU Model “Ismail Qemali” ka përzgjedhur Flutura Hamza Azemi si mësimdhënësen më të dalluar të shkollës sonë.

Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me prindërit, puna e përbashkët me kolegët është një ndër vlerat më të rëndësishme të punës së saj. Gatishmëria e mësueses Flutura është që gjithnjë të kontribuojë për të mirën e nxënësve të shkollës sonë.

Kontributi i saj në ngritjen e cilësisë në procesin mësimor, po vazhdon si një mësimdhënëse me tipare të larta në të gjitha fushat si: bashkëpunuese me nxënësit, kolegët dhe me komunitetin, me një përkushtim të lartë ndaj punës, kreative, fleksibile dhe e kujdesshme në bartjen e njohurive tek nxënësit.

Duke e vlerësuar lartë kontributin e mësimdhënëses si dhe rezultatet e treguara, drejtoria e shkollës e uron dhe e përgëzon mësuesen për punën dhe përkushtimin e saj duke ia uruar çmimin si mësimdhënëse e dalluar për këtë vit.

 

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...