Flutura Beka Kamberaj nga Mitrovica doktoron në SHBA

- Advertisement5 -

Flutura Beka Kamberaj nga Mitrovica ka mbrojtur me sukses temën e doktoratës në fushën e Menaxhmentit Financiar në Walden University, SHBA, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kamberi përmes një postimi në Facabook ka shkruar se kjo për të është një ëndërr e realizuar pas disa vitesh pune, përkushtimi dhe sakrifice.

- Advertisement - M1

Postimi i plotë:

Një ëndërr e realizuar pas disa vitesh pune, përkushtimi dhe sakrifice.

Sot kam mbrojtur me sukses temën e doktoratës në fushën e Menaxhmentit Financiar në Walden University, SHBA – një rrugëtim që më mësoi durimin, forcën dhe besimin në vetvete.

- Advertisement - m2

Falënderim i veçantë për prindërit e mi, për bashkëshortin dhe fëmijët e mi, të cilët ishin mbështetja ime më e madhe në çdo hap të këtij rrugëtimi. Po ashtu, falënderoj familjarët dhe miqtë për përkrahjen e vazhdueshme.

Falënderim i veçantë edhe për kolegët nga sektori bankar, të cilët me kontributin, bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tyre më mundësuan realizimin e këtij studimi dhe përfundimin me sukses të këtij rrugëtimi akademik. 🎓🙏