Nga Qendra e Mjekësisë Familjare thonë se pacientët që po kërkojnë trajtim ndaj gripit janë shtuar kohëve të fundit.
Lëvizjet kanë filluar të bëhen më të shpeshta.
Edhe grumbujt e njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore këtu në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë shtuar.
Kjo vërehet edhe nga pritjet e shtuara nëpër korridoret e kësaj hapësire spitalore.
Krejt këta kanë pothuajse kërkesa të ngjashme për shërbime.
Edhe simptomat i kanë pothuajse të njëjta.
Gripi sezonal është i pranishëm këto ditë prandaj edhe kërkesat për shërbime janë rritur.
Nevoja për të trajtuar gjithë këto kërkesa, ka bërë që stafi shëndetësor të jetë më i ngarkuar.
Doktoresha e Mjekësisë Familjare, Vesa Gashi, tregon se pacientët që po kërkojnë trajtim ndaj këtij janë shtuar ndjeshëm kohëve të fundit, por që situata është duke u menaxhuar nga mjekët.
Tutje, Gashi theksoi se moshat e reja po janë më të prekua nga ky virus, teksa shtoi se personat që e kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal janë shumë më të mbrojtur.
Sa i përket simptomave, ajo tha se janë vështirë të dallueshme nga ato të COVID-19, por ka diçka që e bën të vërejtshëm gripin sezonal.
Prishtina nuk është qendra e vetme që po përballet me fluks të qytetarëve të prekur nga ky virus, e të cilët kanë nevojë për trajtim.