Flota Bujupi ka bërë të ditur përmes një postimi publik nisjen e rrugëtimit të saj profesional si edukatore në QEAP “Ardhmëria” në Dreas.
Në mesazhin e publikuar, ajo e ka cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë dhe një hap të ri në karrierën e saj, duke theksuar emocionet dhe entuziazmin me të cilin ka filluar punën me fëmijët.
“Sot ishte një ditë e veçantë për mua, një hap i ri në rrugëtimin tim profesional si edukatore”, ka shkruar ajo, duke shtuar se motivimin dhe energjinë më të madhe e ka marrë nga fëmijët me të cilët do të punojë.

Nisja e këtij angazhimi është pritur si një zhvillim pozitiv, ndërsa përkushtimi ndaj edukimit të hershëm mbetet një nga shtyllat kryesore për formimin e brezave të rinj.