Florim Delijaj nga Kosova fiton titullin “Doktor Shkence” në Suedi

- Advertisement5 -

Një tjetër histori suksesi vjen nga diaspora shqiptare. Florim Delijaj, shqiptari i cili jeton dhe vepron në Suedi, u dekorua me titull “Doktor Shkence” në Uppsala University, një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze në Evropë, transmeton albinfo.ch.

- paragrafi 1 -

Ky promovim shënon përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë akademik dhe profesional, të karakterizuar nga përkushtimi, këmbëngulja dhe puna e vazhdueshme. Nga ndërprerja e studimeve në Kosovë gjatë fillimit të viteve ’90, deri te diplomimi, specializimi dhe doktoratura në Suedi, historia e tij paraqet një shembull të fuqishëm të suksesit përmes dijes dhe angazhimit.

- Advertisement - M1

Punimi i doktoraturës së Dr. Delijajt ishte i fokusuar në trajtimin e apnesë obstruktive të gjumit, një fushë me rëndësi të veçantë në mjekësinë moderne. Hulumtimi u realizua paralelisht me angazhimin e tij të përditshëm si mjek në pozita me përgjegjësi të larta drejtuese, duke e bërë këtë arritje edhe më të veçantë, transmeton tutje albinfo.ch.

Suksesi i tij konsiderohet një dëshmi e potencialit dhe profesionalizmit të bashkatdhetarëve në diasporë, si dhe një shembull frymëzues për gjeneratat e reja që synojnë avancimin akademik dhe profesional.

img 0725 768x1024 1

- Advertisement - m2

Arritja e Dr. Florim Delijajt vjen si një tjetër dëshmi se investimi në arsim, përkushtimi dhe puna e palodhshme mund të sjellin rezultate të jashtëzakonshme dhe krenari për mbarë komunitetin shqiptar. / Marrë nga Albinfo.ch

Shqip | English