Florije Dema, shembull i vërtetë i një mësueseje që punon me zemër

- Advertisement -

Mësuesja Florije Dema është një edukatore e përkushtuar në ciklin parashkollor në shkollën “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, e cila me dashurinë dhe përkujdesjen e saj të veçantë ka ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme në zhvillimin e hershëm të shumë fëmijëve, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo dallohet për qasjen e ngrohtë, të durueshme dhe plot dashuri ndaj të vegjëlve, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të gëzueshëm ku fëmijët ndihen të pranuar, të vlerësuar dhe të inkurajuar të mësojnë çdo ditë diçka të re.

- Advertisement -

Me kreativitet, përkushtim dhe energji pozitive, mësuesja Florije i udhëheq fëmijët në hapat e parë të dijes, duke zhvilluar tek ta aftësi sociale, emocionale dhe intelektuale që janë themel për të ardhmen e tyre. Ajo është gjithmonë e gatshme të dëgjojë nevojat e secilit fëmijë dhe t’u përshtatet individualisht, duke i ndihmuar të rriten të sigurt në vetvete dhe të gëzuar.

Respekti që gëzon nga prindërit dhe kolegët dëshmon për rolin e saj të pazëvendësueshëm në jetën e vogëlushëve, ndërsa buzëqeshjet e fëmijëve janë pasqyra më e mirë e suksesit të saj si edukatore.

Mësuesja Florije Dema është shembull i vërtetë i një mësueseje që punon me zemër.

- Advertisement -