E premte, 21 Shkurt, 2025

Florida Doçi, shkencëtarja shqiptare në krye të projekteve me Al në Microsoft, ndan historinë e saj të suksesit

- Advertisement1-

Florida Doçi është një tjetër histori suksesi si shqiptarja që ka arritur të bëhet pjesë e një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë – Microsoft.

Ajo u largua nga Shqipëria 15 vite më parë, kur mbaroi shkollën e mesme në Tiranë. Ndërsa studimet e larta i ka përfunduar në universitetin e Windsor të Kanadasë në dy fusha: Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji.

- Advertisement -

Më vonë ajo filloi studimet e saj Master në Shkenca Ndërdisiplinore të Shëndetit në Universitetin e Otavës. Aktualisht po kryen doktoraturën në të njëjtin universitet.

Por, në një intervistë të realizuar së fundmi, Doçi ka treguar për arritjen e saj të madhe – bashkimin me Microsoft.

Ndryshe, lajmin për arritjen e saj e ka bërë të ditur vetë Doçi në një postim në Facebook rreth dy javë më parë:

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa e emocionuar jam që t’i bashkohem Microsoft si hulumtuese kryesore, ku do të ndihmoj në integrimin e e Al në hapësirat bashkëpunuese dhe produktet e kompanisë. Microsoft ndihmon miliarda njerëz në mbarë botën të jenë produktivë, të jenë krijues, të qëndrojnë të lidhur dhe të arrijnë më shumë dhe nuk mund të mendoj për një mënyrë më të mirë për të pasur ndikim në botë dhe për të ndryshuar jetën e njerëzve, sesa përmes një produkti kaq gjithëpërfshirës”, shkroi Doçi.

“Nga kompjuteri im i parë deri te llogaria ime e parë në Hotmail (të cilën ende e përdor) nga “winks” dhe “nudges” në MSN, te telefonatat e pafundme në Skype me familjen dhe miqtë, nga detyrat e shumta në Word, projektet kërkimore të analizuara në Excel dhe prezantimet e ilustruara në PowerPoint, Microsoft ka qenë shoqërues i ëndrrave dhe ambicieve të mia gjatë jetës”, shtoi ajo.

Doçi vazhdoi: “Pra bashkimi me Microsoft nuk është vetëm një arritje profesionale për mua, por edhe një moment historik i jashtëzakonshëm për vajzën e vogël që u rrit pa kompjuter dhe mësoi MS Office duke vizatuar dhe memorizuar komandat”.

- Advertisement -rrrrrrr

“Mezi pres të shkruaj këtë kapitull tjetër të karrierës sime në Microsoft”, përfundoi ajo.

Aktualisht, ajo është një nga hulumtueset kryesore të Al në gjigantin teknologjik, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive për produktet e kësaj kompanie globale.

Florida njihet gjithashtu edhe për kontributet e saj në hulumtime shkencore. Punimet e saj janë prezantuar në konferenca ndërkombëtare dhe publikuar në revista shkencore./Telegrafi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Mësuesja Teuta Elmazi – model i përkushtimit dhe ekselencës në arsimin fillor

Mësuesja Teuta Elmazi, e lindur më 14 dhjetor 1977, ka nisur rrugëtimin e saj...