Florentina Podvorica nga Podujeva ka përfunduar me sukses studimet master në Fakultetin Juridik, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin e saj akademik, shkruan AlbanianEudducation.net.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur gëzimin për këtë sukses dhe ka theksuar se diplomimi përfaqëson një nga momentet më të veçanta të jetës së saj.
“Pas shumë përkushtimi, sfidash dhe pune të vazhdueshme, ky sukses ka një domethënie të veçantë për mua. Jam mirënjohëse për këtë rrugëtim dhe e motivuar për hapat që më presin në të ardhmen”, ka shkruar Podvorica.
Diplomimi i saj në nivelin master përbën një tjetër sukses për të rinjtë nga Podujeva që po arrijnë rezultate në fushën akademike.
