Ky pushtet mashtron edhe me vendimet që i merr në qeveri.
Më datë 31 tetor 2025, njëri nga vendimet e qeverisë ishte se nga 1 janari 2026 të fillojë zbatimi i vendimit gjyqësor, ku përvoja e punës të paguhet 0.50 % e jo 0.25 % për një vit përvojë pune, edhe për 15 vitet e para të punës.
Me këtë vendim paga do të rritej për ata që kanë mbi 15 vite përvojë pune, duke filluar nga 23 deri në 30 euro në muaj.
Kjo nuk ndodhi këtë muaj. Qeveria gënjeu – qeveria mashtroi.
Sipas Ligjit të Pagave, pagat në sektorin publik do të rriteshin krahas rritjes buxhetore, por as kjo nuk po ndodh tash e tri vite.
Ne po heshtim krahas këtyre mashtrimeve.
Heshtja është aprovim, mosreagimi është frikë dhe turp.