Flokarta Hoxha nga Prishtina zgjedhet “Studentja e Muajit” në një shkollë në Amerikë

- Advertisement -

Flokarta Hoxha, nxënëse e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë është shpallur studente e muajit në në Alaskaka, ku po  përfaqëson Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit YES, shkruan AlbanianEduation.net.

Ajo gjithashtu, merr pjesë në shumë aktivitete.

- Advertisement -

Gjatë javës së Edukimit Ndërkombëtar Flokarta prezantoi për Kosovën, duke shfaqur në mënyrën më të mirë kulturën që përmban Kosova, sistemin arsimor dhe aktivitetet e shkollave.

Ekipi i shkollës “Xhevdet Doda” janë shprehur krenar për arritjet e Hoxhës dhe i urojnë asaj suksese në të ardhmen.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Histori Suksesi nga Amerika! 🇺🇸

Jemi krenarë të ndajmë suksesin e nxënëses tonë Flokarta Hoxha, e cila po përfaqëson vendin tonë në mënyrë të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Programit YES!

Përvoja e saj deri tani:

🏆 Është shpallur “Studentja e Muajit” në shkollën e saj në Alaska.

🤝 Bën punë vullnetare brenda dhe jashtë shkollës.

🎿 Ka provuar aktivitete të reja si skijimi dhe notimi.

🏞️ Së bashku me familjen nikoqire, ajo ka eksploruar bukuritë natyrore të Alaskës dhe ka gatuar ushqime tradicionale nga të dyja kulturat.

📚 Gjatë Javës së Edukimit Ndërkombëtar, Flokarta prezantoi për Kosovën, duke treguar për kulturën, sistemin arsimor dhe aktivitetet e shkollave tona.

Ky udhëtim është një përvojë e pasur me mësime, sfida dhe mundësi të reja. Ajo mezi pret të mësojë edhe më shumë dhe të ndajë këtë eksperiencë të mrekullueshme me komunitetin kur të kthehet.

👏Ne si shkollë jemi krenarë për arritjet e saj dhe i urojmë Flokartës suksese të mëtejshme! 📚