Mërgata kosovare që jeton në shtete të ndryshme asnjëherë nuk e harron t’ia trasojë gjeneratave të reja që ta mësojnë gjuhën shqipe.
Kështu ka bërë edhe Zenun Shala i cili jeton në Monthey të Zvicrës i cili po jep një kontribut të madh që fëmijët shqiptarë ta mësojnë gjuhën shqipe.
Shala në një intervistë për Kids of Kosova (www.kidsofkosova.net) ka treguar si ia doli ta hapë shkollën shqipe në qytetin Monthey, pas disa viteve pause, ndërsa tregon edhe sa nxënës aktualisht po ndjekin mësimet, por jo vetëm.
Kids of Kosova: A mund të na preznatoheni, një CV të shkurtër tuajen?
Zenun Shala: Jam i lindur në Kosovë, kam kaluar përjetimet gjatë gjithë kohës së luftës, kam emigruar në Zvicër me 6 maj të vitit 2000.
Kam të përfundura Fakultetit Teknik në prodhim e energjisë ngrohjes dhe jam këshilltar i energjisë së ripërtërishme.
Kids of Kosova: A mund të na flsini pak si erdhi deri te hapja e shkollës shqipe atje?
Zenun Shala: Kisha biseda me atëdhetarët që i njoh në këtë qytet për krijimin e shkollës e kulturës shqipe këtu.
Dhe përgjigjen që e marr marrë më së shumti ishte, që të arrija të bëja bashkë shqiptarët.
Pasi isha iniciatori, kam shkuar në shkollën fillore zvicrane dhe kam kërkuar takim me drejtorin Michel Morisod, të cilit ja paraqita projektin tim, ku i kërkova ndihmë që të jep fletushkën nxënësve shqipfols, për takim me prindërit , dhe u bashkuam kështu, dhe krijuam Këshillin e prindërve dhe mësusëve shqiptar.
Kids of Kosova: Sa nxënës ka shkolla shqipe atje, dhe sa mësimdhënës?
Zenun Shala: Në shkollën tonë “Lapsh Monthey-Chablais” në Zvicër kemi 20 nxënës të nivelit të parë. Jemi në përgatitjen për hapjen e parashkollores. Për momentin kemi një mësuese dhe kemi shumë interesime që të shtohet numri i nxënësëve.
Kids of Kosova: Sa po arrijnë të mësojnë gjuhën shqipe dhe sa po inkuadrohen në Zvicër?
Zenun Shala: Në përgjithësi kanë interesim nxënësit të mësojnë gjuhën shqipe, kjo vjen edhe nga ikuraimi i prindërve tek fëmijët.
Kids of Kosova: Urimi juaj për festat e 28 Nëntorit?
Zenun Shala: Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës! Uroj që nëntorët tjerë t’i presim të gjithë së bashku duke festuar si vitet e mëparshme me një gjuhë, një komb dhe një flamur.
(Kids of Kosova)