E hënë, 24 Shkurt, 2025

Flet vajza shqiptare që mori dhuratë të veçantë nga Bill Gates

- Advertisement1-

Gjulia Kurti është renditur e dyta në konkursin botërorë të shpikjeve të reja, projekti “Internet pa WIFI”.


Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike dhe në një konkurs për teknologji u rendit e dyta në botë sa u përket shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement -

Theksohet se në fazën finale ishin përzgjedhur 26 pjesëmarrësit më të mirë nga e gjithë bota.

Thuhet se ky konkurs prestigjioz IAA mobilitython u zhvillua në Mynih të Gjermanisë, për studentët e apasionuar ndaj teknologjisë. Në përfundim, shqiptarja ka marrë edhe një surprizë të bukur.

Ajo në emisionin ALARM ka treguar se për të realizuar këtë projekt i janë dashur rreth një vit e gjysmë.

“Jam renditur e dyta në botë në projekt që ka të bëjë me lidhjen e kompjuterëve dhe celularëve me Internet pa WIFI. Nga ideja deri te prezentimi i projektit m’u deshën rreth 1 vit e gjysmë kohë”, tha ajo.

Derisa ka treguar se është ndier shumë e nderuar që ka marrë dhuratë librin e Bill Gates ende pa dalë në treg.

“Po, normalisht që po, sepse është shumë i njohur për pjesën teknologjike dhe ka revolucionarizuar industrinë që prej viteve të hershme, shumë para se të lindja unë, kështu që unë jam shumë e nderuar që e kam librin e tij”, tha Kurti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...