E premte, 22 Nëntor, 2024

Flet Shkendie Maxhuni nga “Terre des hommes”: Ja ç’hapa duhet të merren për të përmirësuar pozitën e fëmijëve në Kosovë

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku 

Për më shumë se 5 vite punon në çështjet e përfshirjes sociale me një fokus të veçantë të fëmijëve të komuniteteve jo shumicë, si dhe në ndërtimin e kapaciteteve për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.

- Advertisement -

Kjo është Shkendie Maxhuni nga “Terre des hommes”, e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon sa respektohen të drejtat e fëmijëve në Kosovë,  cilat janë  hapat që duhet të marrin institucionet për të përmirësuar pozitën fëmijëve në Kosovë, çfarë duhet të bëhet me fëmijët që kërkojnë lëmoshë dhe si duhet të qasen prindërit në edukimin e fëmijëve të tyre.

Kids of Kosova: Së pari a mundeni një prezantim, CV-të shkurtë tuajën, familja, puna…?

Shkendie Maxhuni: Jam e angazhuar më shumë se 5 vite në çështjet e përfshirjes sociale me një fokus të  vecantë të fëmijëve të komuniteteve jo shumicë, si dhe në ndërtimin e kapaciteteve për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. Pas diplomimit në nivelin bachelor për psikologji në Universitetin e Prishtinës, kam filluar punën në “Terre des homes”, një organizatë jofitimprurëse zvicrrane që ka operuar për më shumë se 18 vjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.

Kids of Kosova: Respektohen apo shkelen më shumë të drejtat e fëmijëve në Kosovë?

Shkendie Maxhuni: Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve nga ana institucionale ka marrë kahje positive në vitin 2019 kur Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, që përfaqëson një arritje të rëndësishme në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Së pari, në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët, ligji vendos interesin më të mirë të fëmijës në radhë të parë. Garanton mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, shfrytëzimit, neglizhencës ose çdo forme tjetër që rrezikon jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, zhvillimin e fëmijëve. E rëndësishmja, të gjithë fëmijët mbrohen përmes këtij ligji. Më parë, disa grupe fëmijësh si të zhvendosurit, fëmijët pa shtetësi, azilkërkuesit, fëmijët refugjatë dhe ata në situatë rruge nuk ishin të mbrojtur në mënyrë specifike nga ndonjë ligj tjetër në sistemin ligjor të Kosovës.

Ligji bën të qarta përgjegjësitë e prindërve, familjeve, shoqërisë dhe shtetit në edukimin, kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Në terma praktikë, është ngritur një sistem i integruar i mbrojtjes së fëmijëve, që siguron mekanizma efektivë, koordinim të duhur midis të gjitha institucioneve përkatëse dhe aktorëve të interesuar, dhe masa konkrete për parandalimin dhe përgjigjen ndaj të gjitha formave të dhunës dhe për të mbrojtur fëmijën. Para këtij ligji, mbrojtja e fëmijëve ishte e shpërndarë midis ligjeve të ndryshme, duke krijuar kështu sfida të shumta si koordinimi i dobët dhe mungesa e fondeve për shërbime të specializuara.

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Numri i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë është jo i vogël. A ka dështuar shteti të trajtojë në mënyrë të duhur këtë kategori?

Shkendie Maxhuni: Varfëria dhe pasiguria sociale në Kosove i detyron shumë fëmijë të dalin të shesin, apo të kërkojneë lëmoshë rrugëve. Se sa fëmijë ndodhen në të ashtuquajturën situatë rruge në Kosovë, nuk ka të dhëna të sakta. Fëmijët në situatë rruge të cilët punojnë apo kërkojnë lëmoshë janë të ekspozuar ndaj formave të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe emocional, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim. Mundësitë për shkollim, apo për aktivitete edukative nga ana e institucioneve shtetërore janë fare të pakta. Bazuar në matjet e Indeksit, në lidhje me veprimet për të mbrojtur dhe siguruar kujdesin për fëmijët që punojnë në rrugë, Kosova ka arritur 0.158 nga totali i mundsëm prej 1.0. Ky rezultat deri më tani përbën rezultatin më të ulët që Kosova ka arritur në mesin e të gjitha fushave të tjera të matura nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0.

Megjithatë në nëntor të vitit të kaluar “Terre des homems” së bashku me Komunën e Prishtinës kanë hapur Qendrën Ditore për fëmijë e cila është bazuar në modelin e shërbimeve të specializuara për fëmijët në situatë rruge, shërbimet për fëmijë që kanë nevojë për mbrojtje si dhe shërbimet e specializuara për fëmijët – viktima të abuzimit seksual, të zhvilluar enkas për Kosovë nga Tdh.

Kids of Kosova: Cilat janë 3 hapat që duhet të marrin institucionet për të përmirësuar pozitën fëmijëve në Kosovë?

Shkendie Maxhuni: Institucionet e nivelit qendror dhe komunal duhet të angazhohen për përgatitjen e kornizës ligjore për zbatim e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, dhe të mbështesë profesionistët e fushës së mbrojtjes së fëmijëve në ofrimin e shërbimeve me qëllim të mbrojtjes.

Është gjithashtu i domosdoshëm fuqizimi i qasjes multi-disciplinare dhe bashkëpunimi ndër-sektorial në mes të gjithë akterëve relevant me qëllim të zbatimit në tërësi të detyrimeve të dala nga ky ligj.

Kids of Kosova: Cili është ndikimi i mediave jo vetëm në përmirësim të jetës së fëmijëve, por në përgjithësi për një familje të shëndoshë?

Shkendie Mahxuni: Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e mënyrës se si fëmijët përjetojnë efektet mediatike. Prindërit jo vetëm që sigurojnë qasje në media por gjithashtu ndikojnë në mënyrën se si fëmijët e tyre reagojnë ndaj përmbajtjes mediatike. Kohët e fundit në media, ekziston një trend i ndarjes së informacioneve dhe këshillave lidhur me rritjen e fëmijëve. Mendoj që është shumë e rëndësishme që t’i kushtohet shumë vëmendje cilësisë së këtyre informatave dhe ndikimit të tyre tek prindërit dhe indirekt tek fëmijët. Çasja në informata të besueshme nga burime të sigurta, mund të ndikojë pozitivisht në stilin e prindërimit dhe përmirësimin e jetës së fëmijëve në familje.

Kids of Kosova: Për fund, cili është mesazhi juaj për prindërit. Si duhet të qasen ndaj edukimit të fëmijëve të tyre?

Shkendie Maxhuni: Secili fëmijë ka mënyrën e vecantë se si i pranon informatat dhe si i përpunon ato. Ka shumë rëndësi që prindërit t’i njohin fëmijët e tyre dhe mos të imponojnë metoda të të mësuarit të cilat nuk janë të përshtatshme për ta. Krijoni hapësirë për shprehje të kreativitetit dhe stimuloni të menduarit kritik. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...