E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Flet Qëndresa Smajli-Gashi nga Prishtina: Si është të rritësh fëmijë dhe të bësh karrierë

- Advertisement1-

Si shumë nëna në Kosovë, i duhet të rrisë fëmijën, djalin e saj, Rigelin, 1 vit e 4 muajsh, dhe të punojë. Por, ka një përparësi pasi shumicën e punës kryen nga shtëpia. Fjala është për Qëndresa Smajli – Gashin, e cila është pronare e dy bizneseve të cilat ofrojnë shërbime financiare dhe të kontabilitetit.

Qëndresa në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon se sa është e vështirë të rritësh fëmijë njëkohësisht dhe të udhëheqësh biznese, ndërsa ka edhe një mesazh për nënat e reja.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Një prezantim i juaj, kush jeni, familja?

Qëndresa Smajli-Gashi: Jam e martuar dhe kam një fëmijë, një djal Rigelin 16 muajsh tani.  Kam përfundur master të shkencave ekonomike pranë universitetit të Prishtinës. Jam pronare dhe udhëheqëse e dy bizneseve të cilat ofrojnë shërbime financiare dhe të kontabilitetit.

Kids of Kosova: Keni një djalë, për të cilin kujdeseni jashtëzakonisht. Sa është e vështirë sot që një femër të ketë fëmijë dhe të zhvillojë karrierë?

Qëndresa Smajli-Gashi: Të bëhesh nënë është definitinisht ndjenja më e mirë në botë. Është e vërtetë që duhet pasur shumë përgjegjësi e kujdes në çdo aspekt gjatë rritjes dhe zhvillimit të fëmijës, e sidomos në vitet e para të jetës së tyre. Duhet theksuar se si nënë ështe pak sfiduese që gjatë kohës së rritjes së fëmiut të zhvillosh edhe karierë, por nuk është e pamundur. Unë për djalin kujdesem në shtëpi, nuk e kam dërguar ende në kopsht, dhe krahas kësaj kohe, meqë profesioni ma mundëson shumicën e punës i kryej nga shtëpia. Mendoj që të dyja mund t’i arrish por e rëndësishme është të menaxhohet vetëm koha në mënyrë që të jesh efektive edhe me fëmijët, me familjen në përgjithësi por edhe me punë profesionale. Gjithashtu është e rëndësishme që të kesh një bashkëshort që të mirëkupton, bashkëpunues, mbi të gjitha partner në çdo aspekt, e që për fat të mirë i imi është i tillë.

Kids of Kosova: Ju keni aktive në rrjetet sociale ku tregoni aktivitetet me djalin tuaj. Na flisni pak për këtë?

Qëndresa Smajli-Gashi: Me djalin tim Rigelin mundohemi të bëjmë aktivitete të ndryshme, shumicën prej të cilave mundohem që të kenë karakter edukativ por edhe zbavitës. Rigeli është fëmijë shumë i dashur, shumë pozitiv, mjaft vëzhgues, e tipare këto të cilat e bëjnë që ti mirëpres e ti bëjë me shumë qef shumë aktivitete. Disa prej tyre kam postuar në rrjete sociale, me qëllimin që të dërgojmë mesazhe pozitive për fëmijët dhe prindërit në përgjithësi, e meqë kemi parë që kanë ndikuar mirë atëherë vazhdoj ndërkohë që të publikoj përsëri aktivitete me Rigelin.

- Advertisement -rrrrrrr

 

Kids of Kosova: Ju si nënë çfarë mesazhi keni për nënat e reja?

Qëndresa Smajli-Gashi: Nënave të reja ju dëshiroj fillimisht bebusha të shëndoshë e me jetë të gjatë. E rëndësishme është të shijohet çdo fazë e fëmijëve, që nga lindja e me tutje. I kuptoj ngarkesat, lodhjet, paragjykimet, e madje edhe nga ato pyetjet që ndonjëherë i bëjmë vetes se a po kujdesem siq duhet për fëmiun tim. Por ti je nëna e tij, je personi më i afërt i tij, andaj çdo intuite brenda teje është e vlefshme në kujdesin ndaj fëmijës. Tani më shumë se kurrë më parë kemi mjaft informacione edukative për edukim e kujdes të çdo moshe te fëmijëve, e rëndësishme është vetëm të zgjedhim burimet e duhura informative.

Në fund fare, bisedoni me fëmijët tuaj, tregojini çdo gjë ashtu siq është bota në të vërtetë, bëni që të vendos vet sepse ashtu krijon pavarësi e siguri, lozni e qeshni me ta pa kufinj sepse koha ikën shpejt. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...