E hënë, 25 Nëntor, 2024

Flet psikologia Nausika Hoxha: Si t’i qasemi fëmijëve dhe si të kufizohet koha e tyre në video-lojëra

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Për dallim nga vitet e kaluara, sot fëmijët pothuajse gjithë kohën e kalojnë duke shikuar video-lojëra elektronike.

- Advertisement -

 Nausika Hoxha, psikologe shkollore dhe këshillim në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ju bën thirrje prindërve që të lejojnë sa më pak fëmijët e tyre të luajnë me lojëra elektronike, ndërsa thotë se për të shmangur këtë duhet që të luajnë më shumë në natyrë.

Psikologia Hoxha në këtë intervistë tregon edhe si duhet të sillen prindërit në përgjithësi me fëmijët, kur  duhet t’i dërgojnë te psikologët e çështje tjera.  

Si duhet të sillen prindërit me fëmijet e tyre?

Zhvillimi i fëmijës ndikohet nga fusha të ndryshme njëra nga ato: socio-kulturore që shpjegohet nga teoria e Vigotskit, ku thekson se fëmijët janë të rrënjosur në kontekste të ndryshme socio-kulturore përmes të cilave zhvillimi i tyre njohës apo kognitiv avancohet nëpërmjet ndërveprimit shoqëror me të tjerët (Burkholder & Peláez, 2000).

Prindërit, familjarët dhe kujdestarët luajnë një rol qendror në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës, duke ofruar identitetin, dashurinë, kujdesin, sigurinë dhe stabilitetin ekonomik (Daly, Bray, Bruckauf, Byrne & Margaria, 2015).

Rëndësia e të kujdesurit për fëmijë është përgjegjësi për të dy prindërit në plotësimin e nevojave fizike, emocionale, sociale dhe fiziologjike.  Ndërsa, kur prindërit kanë qasje me fëmijët e tyre është shumë e rëndësishme të qenurit të durueshëm dhe stabil në aspektin emocional dhe psikofizik i prindit ku pastaj natyrshëm reflektohet tek fëmijët e tyre. Parimisht, duke i’u ofruar mbështetje emocionale përgjatë rritjes të fëmijëve, ofrimin e një ambienti të rehatshëm dhe eksplorues ku lënë për të dëshiruar hapësirën për të njohur fëmijën e tyre por edhe duke zhvilluar/nxitur aftësistë e saj/tij të gjindshmërisë, kurreshtjes dhe ballafaqimit me ambientin e jashtëm. Përgjatë zhvillimit të fëmijës është rëndësishme që prindi të vëzhgoj dhe të njoh fëmijën në situata të ndryshme ku ballafaqohet me ambientin e jashtëm dhe këtu prindi të identifikoj barrierat dhe situatat lehtësuese që fëmija i tejkalon ose ka vështirësi.

- Advertisement -rrrrrrr

Në të tilla raste prindërit duhet të kenë shumë kujdes në rritjen e vetbesimit të fëmijës sepse është fazë shumë e rëndësishme që ndërlidhet me tejkalimin dhe arritjen e qëllimeve në jetë. Për shembull, nëse fëmijës i është thënë paraprakisht që të vizatoj dicka ose të shkruaj një shkronjë ose edhe një vijë të caktuar dhe nëse për fëmijën është diçka fillestare atëherë kujdes në mos gjykimin e asaj se çfarë fëmija e ka ofruar apo vizatuar brenda potencialit psh, në vend të fjalës: “nuk e ke shkruar mirë ose e ki gabim” përdorni fjalët “e provojmë prapë për ta shkruar” “ke fillu me vizatu mirë ose duhet ende me praktiku që mandej e ki më të lehtë”. Gjithashtu, ofroni fëmijës fjalë ledhatuese, mbështetje emocionale ose edhe gjësende që i pëlqejnë fëmijës por me qenë të thjeshta dhe jo lluks sepse kur ne e motivojmë fëmijën përgjatë procesit të zhvillimit dhe arritjes akademike ose pavarësim personal, ndikon në stabilitetin e mirëqenies psiko fizike dhe emocionale të saj/tij.

Prindërit të inkurajojnë fëmijët në marrjen e vendimeve në kuptimin e ofrimit të hapsirës të të shprehurit të fjalës nga fëmija, lidhur më një çështje të caktuar duke nxitur reflektim dhe motivim tek fëmijët me gjasë për të ndikuar në rritjen e vetbesimit dhe fuqizimin e potencialit të tij/saj. P,sh., nëse diçka është duke u diskutuar në shtëpi dhe fëmija po tenton që të thotë mendimin, atëherë ofroni ndëgjim aktiv dhe me fjalë të tilla si psh “faleminderit që po ndihmon në diskutimin e një teme/vendimi ose atë që e the ne po mendojme me diskutu bashkë dhe e shikojmë më arsyeshëm” e të tjera.

Shpesh herë fëmijët shfaqin sjellje të ndryshme varësisht nga përforcimet e ambientit të jashtëm apo edhe nga nevojat e tyre të mbrendshme. Familjarët ose prindërit janë kontakti ku ballafaqohen me sjellje të papërshtatshme që fëmijët e tyre i shfaqin dhe këtu supozohet me qenë të kujdesshëm dhe të analizojmë faktorët që nxitin sjelljen e caktuar nga fëmija, psh,  nëse fëmija është duke qajtur për të marrur diçka, atëherë në atë situatë ne duhet të vetëdijsojmë fëmijën që kur është qetë ose ndëgjon se çfarë ne i themi atëherë ka për të marrur atë që dëshiron (brenda mundësive për plotësim të dëshirës) dhe jo kur shfaqë sjellje të pa përshtatëshme. Por, të tilla situata duhet me qenë strikt në kuptimin e mbajtjes të premtimit nga ana e prindit sepse fëmija e merr më seriozisht dhe krijohet besimi reciprok me prindin për premtimin paraprak.

Vëmendje: Niveli i komunikimit me fëmijën në aspektin verbal (ekspresive) ose të kuptuar (receptive) duhet me qenë përkitazi me moshën kronologjike dhe mendore të zhvillimit të saj/tij.

Kur duhet prindërit të dërgojnë fëmijet tek psikologët?

Vëzhgimi i fëmijës përgjatë zhvillimit është shumë i nevojshëm në kuptimin e identifikimit të përputhshmërisë ose jo përputhshmërisë të shkathtësive përkitazi me moshën kronologjike dhe mendore të fëmijës dhe identifikimin e potencialit të saj/tij, në fusha të ndryshme të zhvillimit si: Komunikimit verbal dhe të të kuptuarit, socializimit, shkathtësive motorike, kohës së lirë, shkathtësive akademike, shkathtësive ditore, personale, komunitetit, e të tjera.

Pastaj, situatat ballafaquese dhe jo të lehta në interaksion me ambientin e jashtëm mund të ndikojnë në gjendjen psiko, emocionale dhe fizike të fëmijës. Andaj, kur prindërit hasin në të tilla vështirësi ose mëdyshje për fëmijët e tyre është e dëshirueshme që të vizitojnë psikologun me qëllim të identifikimit dhe të punuarit së bashku në process të njohjes dhe tejkalimit të vështirësisë apo mënjanimin e mëdyshjes lidhur me fëmijët e tyre.

Si ndikojnë video-lojërat në zhvillimin psikosocial tek fëmijët?

Jemi duke jetuar në një kohë ku Shkenca dhe Teknologjia kanë avancuar në një shkallë të lartë me ndikim edhe tek fëmijët në aspektin e sjelljeve, qëndrimeve dhe reagimeve ndaj situatave të ndryshme ku lënë për të kuptuar ndikimin e tyre. Nëse fëmijët për një kohë të gjatë qëndrojnë në teknologji dhe aplikojnë video-lojërat e natyrave të ndryshme si:  me përmbajtje që stimulojnë të mbajturit mend ose koncentrimin që është e dëshirueshme në një limit të nevojshëm, por ka edhe video lojëra me përmbajtje aksion që ndikojnë indirekt në sjelljet e pa përshtatshme të fëmijëve çoftë sjellje agresive me tendencë të shfaqjes në situata ballafaquese të përditshmëris  dhe duke supozuar që këto sjellje mund të zhvendosen në karakteristika të personalitetit.

Prandaj, rekomandohet që prindërit apo kujdestarët e fëmijëve të kufizojnë strikt qasjen në video lojëra për fëmijët e tyre dhe të kontrollojnë se çfarë natyra të përmbajtjeve ekspozohen ata kur janë duke e përdorur video-lojërat/teknologjinë.

Të stimulohen fëmijët që të luajnë më shumë në natyrë, të realizojnë aktivitete rekreative bashkë me familjarët dhe bashkëmoshatarët e tyre si alternative me qëllim të shmangies nga video lojërat dhe nxitjes të bashkëveprimit social dhe empatisë.

A duhet të shtohet numri i psikologëve në shkollat e Kosovës?

Aktualisht në Kosovë ka mungesë të psikologëve në shkolla më specifikisht psikologë shkollorë dhe rrjedhimisht është njëri nga akterët kryesor që e lehtëson shfaqjen e dukurive të ndryshme ku njëra prej tyre është edhe dhuna në shkolla.

Roli i Psikologut është esencial për të qenë pjesë e ekipës multidisiplinare të një Institucioni Arsimor/Shkollës me qëllim të kontributit në aspektin e shëndetit mendor të nxënësve, zhvillimit akademik të tyre, motivimin e nxënësve dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët e tjerë që kanë qasje me fëmijën për të fuqizuar prindërit, familjen dhe komunitetin e shkollës në bashkëpunimin drejt arritjeve të progresit të nxënësve varësisht nga barrierat.

Roli praktik i psikologut në shkollë është vlerësimi i nevojave akademike dhe socioemocionale të nxënësve duke përfshirë testimin, observimin, intervistën, analizë të të dhënave dhe  pastaj në bazë të këtyre nevojave hartohen plane intervenuese ku përfshihen të gjithë personat që kanë qasje me nxënësin drejt përmbushjes të objektivave. Gjithashtu, psikologu në shkollë është Iniciues dhe përkrahës i gjithëpërfshirjes në sistemin e procesit të rregullt edukativ, inicimin e nxënëse në zgjidhjen e problemeve dhe reflektimin në mënyrë të arsyeshme për të monitoruar situatën bashkë me prindërit dhe mësimdhënësit (American Psychological Association, 2005). (KidsofKosova)

 

 

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...