E shtunë, 27 Korrik, 2024

Flet psikologia Lorela Garuli: Ja si duhet të kujdesen prindërit dhe mësimdhënësit kur fëmijët të kthehen në shkolla

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Nga 14 shtatori fëmijët në Kosovë do t’i kthehen bankave shkollore, por për dallim nga vitet e kaluara, këtë here duke respektuar masat kundër pandemisë.

- Advertisement -

Si prindërit ashtu edhe mësimdhënësit, jo pak frikësohen për shëndetin e të vegjëlve, se mos po infektohet me coronavirus.

Media “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me psikologen nga Shqipëria, Lorela Garuli, e cila tregon se ç’kujdes duhet të kenë prindërit dhe mësimdhësit pasi të rikthehen nxënësit në shkolla.

Ajo tregon edhe kur prindërit duhet t’i dërgojnë fëmijët tek psikologu, si ndikojnë video-lojërat në zhvillimin e fëmijëve, e tema tjera.

Kids of Kosova: Shkollat pritet të hapen nga në Kosovë nga 14 shtatori, por me masa të shtuara për shkak të pandemisë. Ç’kujdes duhet të kenë prindërit, por edhe mësimdhënësit ?

Lorela Garuli: Sigurisht se situata në të cilë jetojmë na imponon rregulla të reja, në rradhë të pare kujesi që duhet të kenë prindërit dhe mësimdhënësit, është ai i shëndetit fizik, distanca dhe masat tjera që duhet repsketuar.

Ajo që unë do të theksoja si profesioniste e shëndetit mendor është që në situatë të tilla duhet të jetë shumë më i rëndësishëm kujdesi i shtuar për shëndetin mendor, psikologjik në shëndetin e fëmijëve, që do të thotë mund të ketë një lloj mungesi theksi te pjesa didatikve që mësimi si rrjedhojë e situatave mund të ketë një lloj humbje të rendimentit në këtë aspekt, por si mësuesit, psikologët e shkollave por edhe prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në stresin, emocionet dhe ankthin e fëmijëve gjatë kësaj periudhe duke i kushtuar rëndësinë e duhur.

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Kur duhet prindërit të dërgojnë fëmijet tek psikologët?

Lorela Garuli: Prindit duhet të shqetësohet dhe të dërgojë fëmijën te psikologu  në shumë rrethana dhe situta.

Në vija të përgjithshme që mund të them është kur vëren ndryshime drastike në sjellje, kur vëren izolim, distanciim social, kur fëmijë nuk shoqërohet si më përpara, kur fëmija ka sjellje regressive, kur sjellet si më i vogël se mosha e vet, kur fillon të ketë frikëra apo ankthe , kur mund të ketë shpërthime humore, shpërthime inati, kur nuk ndihet mire në një mjedis të ri social, pra ka një sere elementesh që prindi duhet të jetë i kujdesshëm dhe duhet t’i dërgoj fëmijët te psikolgu.

Kids of Kosova: Si ndikojnë video-lojërat në zhvillimin psikosocial tek fëmijët?

Lorela Garuli: Videolojërat janë një pjesë e pandarë e epokës ku jetojmë dhe shoqërojnë edhe zhvillimin e fëmijëve në pjesën më të madhe të rasteve.

Faktikisht do ishte mirëdhe ideae, por është e pamundur që fëmijët deri në moshën 4-5 vjeçare të jenë larg ekraneve teknologjisë, sepse deri në këtë moshë zhvilimi nervori i tyre ka një vrull shumë të madh. Do të ishte mire të mos shoqërohej pra ky zhvillim me teknologji, megjithatë kjo është e pamundur.

Ideja është që prindërit të mundohen ta kontrollojnë të paktën orët që fëmijët janë para ekraneve dhe sigurisht përmbajtjen e materialeve që ata shikojnë.

Kids of Kosova:  Si duhet të sillen prindërit me fëmijet e tyre?

Loreala Garuli: Prindërit duhet të kenë parasysh që fëmijët nuk janë produkt i tyre në sensin që ata duhet të ushtrojnë gjatë gjithë kohës autoritetin apo bindjen e tyre.

Fëmija është një njeri i ri, një njeri tjetër, një njeri që ka të drejtë të kundërshtojë, ka të drejtë të shprehë individualitetin e vet, ka të drejtë të ndihet i dëgjuar , i motivuar, t’i japim besim, siguri dhe mjedis të mirë. (Kids of Kosova)

 

 

 

 

 

 

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...