E hënë, 24 Shkurt, 2025

Flet prindi nga Dragashi: Profesori i matematikës për 4 vjet i rrahu nxënësit me rrip

- Advertisement1-

Ndaj një profesori të matematikës në shkollën “Hilmi Bahtijari” në Blaq të Dragashit është ngritur aktakuzë në prokurori, pasi dyshohet për dhunë fizike dhe psiqike ndaj nxënësve të tij.

Njëri nga prindërit e nxënësve të tij e kishte paraqitur rastin në polici.

- Advertisement -

Besar Zejnullahu, prindi në fjalë, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka thënë se profesori për katër vjet me radhë i kishte rrahur nxënësit e tij edhe me rrip.

“Jam munduar t’i dërgoj fjalë nëpërmjet hoxhës por ai prapë ka vazhduar. Më pas vendosa të shkojë në polici, fëmijët nuk kanë treguar se janë të frikësuar, ata frikësoheshin se do t’ua humbte vitin, atyre ua ka mbyllur 1-sh dhe tani janë në provim”, ka deklaruar ai në KlanKosova.

“Ai fëmijët i ka trembur, nuk është njeri që kuptohesh me fjalë, ai është njeri i dhunës. Kemi video të tij duke ofenduar dhe shkaktuar dhunë psiqike tek fëmijët”,ka thënë Zejnullahu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...