E shtunë, 27 Korrik, 2024

Flet nëna nga Kosova e cila ka vajzën në shkollën ku ndodhi sulmi në Finlandë: Doli shëndosh e mirë

- Advertisement1-

Dita e sotme për nxënësit e shkollës “Viertola” në Finlandë ka qenë më ndryshe, një ditë pas sulmit, ku një 12-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë tre fëmijë, duke lënë të vdekur një moshtar të tij, dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.

Një nënë kosovare S.S, e cila ka vajzën në shkollën ku dhe ndodhi ngjarja tragjike, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se janë të tronditur me atë çfarë ka ndodhur, derisa ka thënë se nga shkolla janë informuar prindërit se kur mund t’i merrnin fëmijët, dhe se vajza e saj ka shpëtuar nga ajo çfarë kishte ndodhur.

- Advertisement -

“Vajza ime ka dalur shëndosh e mirë nga shkolla. Neve vetëm na kanë informuar se kur kemi pas të drejtë të shkojmë ta marrim nga shkolla vajzën”, tha ajo fillimisht.

Nëna S.S ka treguar se ditën e sotme vajza e saj bashkë me fëmijët tjerë kanë shkuar në shkollë, por jo për të vijuar mësimin, por vetëm për të biseduar se si të sillen me shokët dhe shoqet në shkollë.

S.S tregoi për Reporteri.net se fëmijët kanë qëndruar në shkollë tri orë.

“Fëmijët sot s’kanë mbajtur mësim, por vetëm kanë shkuar tri orë, kanë biseduar se si të sillen me shokë dhe shoqe në shkollë. Kanë qëndruar nga ora 09:00 deri në 12:00”, tha ajo.

Nëna kosovare ka rrëfyer se edhe nesër u është komunikuar që do të funksionojë njësoj.

Mëngjesin e së martës, një 12-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë nxënësit e një klase, duke lënë të vdekur një prej tyre dhe plagosur rëndë dy vajza, moshatare të tij, e që njëra nga to është nga Kosova.

- Advertisement -rrrrrrr

Kjo gjë u konfirmuar edhe dje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta/Finlandë, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, u tha në njoftim.

Policia finlandeze arriti ta arrestoj të dyshuarin pesë kilometra nga vendi ku ndodhi ngjarja tragjike.

Në konferencën për media, u tha se në momentin e arrestimit ai ishte me armë, dhe i qetë. Siç u bë e ditur nga ta arma ishte me leje dhe i përkishe një familjari të tij.

Poashtu, policia tha se 12-vjeçari nuk ka precedent penal, dhe nuk kishte shenja që sulmi ishte i planifikuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...