E shtunë, 21 Shtator, 2024

Flet mësuesja që u përjashtua nga shkolla për shkak të shamisë, provon edhe një herë të kthehet në mësim

- Advertisement1-

Remize Lezi, mësimdhënësja nga Suharekë që të premten me një vendim u largua nga puna në shkollën “Flamuri i Arbërit” sot ka provuar që përsëri të kthehet në punë duke e konsideruar vendimin për largimin e saj për shkak të shamisë si të padrejtë.

Këtë e ka konfirmuar vetë, mësuesja Remzie Lezi e cila ka thënë që për momentin gjendet brenda në shkollë, dhe nuk po largohet por që përsëri është njoftuar nga drejtori duke i thënë “se nuk mundem me të lanë këtu me këtë uniformë”.

- Advertisement -

“Kam ardhur brenda në shkollë jam, më kanë leju me hy por drejtori erdhi më herët dhe më tha nuk mundem me të lanë këtu më këtë uniforimë”, ka thënë shkurt, Lezi për Infokus.

Pra drejtori i shkollës, Liman Bytyçi, edhe një herë i ka tërhequr vërejtjen mësueses që në bazë të vendimit të marrë nuk mund ta lejojë atë të qëndrojë në shkollë e as të japë mësim.

Mësimdhënësja që me 2 shtator u largua nga puna si arsyetim për mbajtjen e uniformës fetare momentalisht po vazhdon të qëndrojë brenda objektit shkollat mirëpo i është kërkuar të largohet nga objekti.

“Ende në shkollë jam me kolegë, i thashë edhe drejtorit që nuk largohem nga shkolla pa polici ose pa vendim të DKA-së, ndryshe nuk largohem nga këtu”, ka thënë ajo për Infokus.

Kujtojmë se në vendimin për largimin e saj thuhej se duke u bazuar në udhëzimin administrativ të vitit 2016 i cili nuk lejon uniformë fetare në shkolla, atëherë mësueses Lezi nuk i lejohet të vazhdojë të mbajë mësim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....