Mësuesja Majlinda Palushi, e cila u dhunua nga nxënësi me karrige, incident që ndodhi në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’, ka mohuar kategorikisht se i ka përmendur 16-vjeçarit babain e ndjerë.
Ajo rrëfeu për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 për gazetaren dhe moderatoren Evis Ahmeti, se xhaxhai i djalit dhe nxënësit gënjyer për ngjarjen. Mësuesja tregoi se nxënësit kishin ulëritur kur kishin parë nxënësin që kishte marrë karrigen dhe më pas ai e goditi nga pas me të.
“Nëse do i kisha përmend babën do kishte reaguar në moment, kam shkuar në tabelë dhe jam marrë me nxënësit e tjerë. I thash; do shihemi në fund do e marrësh apo jo shkollë, dhe po të bëj be eshtrat e babit tim që kam në varr. Më pas kam shkuar në tabelë, po të kisha thënë për babanë e tij do kishte reaguar në moment, pas 5 minutash kam dëgjuar nxënësit e tjerë duke ulërit, dhe kur u ktheva më ka rënë me karrige e hekurin në sup. Do kisha rënë përtokë nëse s’do më kishte kapur nxënësi tjetër. Nga ai moment nuk mbaj mend gjë, më kanë çuar në spital. Aty më ka ardh xhaxhai i tij dhe më ka kërkuar falje dhe të bëj deklaratë që e fal dhe ai të dalë nga burgu. E kam bërë në darkë… xhaxhai i tij ka fol mashtrime më pas. Në asnjë video, në asnjë rast unë nuk kam përdorur dhunë, e vetmja fjalë që kam nxjerrë nga goja… mund të kem përdor fjalën ‘je kakareq i papjekur’, por jo ‘majmun’. Vajza që ka thënë se unë marr para, do ta denoncoj. Ti nuk e di presionin që ne kalojmë aty.”, tha mësuesja.
Mësuesja pohoi se klasa në fjalë është problematike, ndërsa ngriti shqetësimin e nxënësit po i ‘shtypin’. Ajo tha se ka 30 vite në arsim dhe se ka punuar me përkushtim.
“Po na shtypin çdo ditë në klasë, po na bëjnë zhele. Kemi 30 vite në arsim. Dhe pak edhe dilja në pension, dhe të marr një goditje të tillë?! Ky është skandal. Kam punuar me korrektësi. Sot nuk duhet të jesh korrekte, por të jesh e poshtër. Kam shkuar në shkolla ku ka pas nevojë atdheu. Kam punuar me përkushtim. Është vetëm një police për dy shkolla. E kam thirrur policen dhe herë të tjera. Është klasë problematike. Edhe analfabeti i shekullit të jesh, po bërë projektin, ka të drejtë të kalojë. Kam ngelur edhe vajza. Edhe ajo vajza që ka folur, me 99% ka ngelur se nuk ka pranuar që të bëjë projektin. Ajo nuk ka pranuar as të më sjellë projektin. Jam detyruar që ta ngel. Nuk e ka hequr kurrë telefonin nga dora. Nuk ka shkruar një fjalë në matematikë. S’dinin matematikë, ok, se jo të gjithë dinë matematikë. Por jo të ma hedhin mua syve. Por jo të shpifin. Ju lutem, nëse ndryshoni këtë që them, do të ndihesha dy herë e pushkatuar. Do të kthehem në mësim me kufje në vesh, do ta shkruaj mësimin në klasë dhe do bëj sikur shpjegoj, nxënësit ala s’kanë dalë prej dritare.”, mbylli intervistën e saj mësuesja.