Shkrua: Mr. Prof Imer Tifeku, Sociolog
Te nderuar kolegë dhe kolege mësimdhënës/se
Këtë vit shkollorë përcjelli gjeneratën e 37 të maturantëve.
Ajo që dua të theksojë është fakti se secila gjenerat që vjen sjellë ndryshime të mëdha fatkeqësisht në shumicën e rasteve negative, ndryshime këto të cilat nuk janë vërejtur gati për një decenie të tërë më parë.
Probleme ka por jo në përmasat sa propagandohet nga organizatorët dhe protagonist që sa kuptojë unë fshihen prapa nxënësve ( nëse fare janë nxëbës), qofshin ato OJQ , individ të vetëshpallur
” ekspert” apo edhe ” akter” tjerë nga sfera e politikës.
Po ju përkujtojë faktin se shkolla është vetëm njëri nga “agjensit social” në të cilën nxënësi në kushtet dhe rrethanat tona kalon maksimumi 7 orë mësimore apo 5 orë fiktive ditore.
Shtrohet pyetja :
Ku e kalon kohën tjetër nxënësi/sja ?!
Me siguri se nëpër Biblioteka jo .
■ Familja si agjens primar social ka rolin vendimtar në edukimin dhe kontrollin e domosdoshëm social i cili sa unë kuptoj mungon.
E themë me plotë përgjegjësi sepse në karrierën time jetësore kam punuar plotë dy vite Punëtor Social dhe jam ballafaquar me shumë probleme , dukuri dhe fenomene sociale
■ U përmenden Psikologët e shkollave në kushtet kur edhe këto ju mungojnë pjesës dërmuese të shkollave , sikurse pedagogët dhe shërbimi psiko- social.
Nga eksplorimet dhe përvoja personale mund të konstatoj si vijon :
● Kontrolli social dhe interesimi sistematik familjar për fëmijët nxënës e sidomos atyre të shkollave të mesme është shumë i vogël . Për hirë të vërtetës , kur kujdestarët e klasëve thirrini mbledhje të prindërve në mbledhje marrin pjese jo më shumë se sa 15-20% e atyre që duhet të jenë prezent dhe ate kryesisht prindër të nxënësve pakicë dmth të shumë mirë dhe shkëlqyeshëm.
Pra ata të cilët kanë fëmijë me ngecje në mësimnxënje , mungesa dhe probleme me disiplinë nuk marrin fare pjese nëpër takime.
Zakonisht këta vinë në shkollë ose kur janë të detyruar ose javën e fundit para përfundimit të vitit mësimore për të interferuar në ” suksesin” e femijeve të tyre apo gjetur ndonjë alibi për të avokuar dhe provuar ndonjë lloj shantazhi
● Pjesa dërmuese e nxënësve kohën më të madhe e kalojnë së koti në smart pajisje qoft nëpër rrjetet sociale , komunikim virtual apo lojra të ndryshme mjaft agresive për të cilat zonja Alidemaj duhet dhënë kontributin e sajë.
● Kodi i mirësjelljes dhe veshmbathja, është po ashtu një element i rëndësishëm për të cilin heshtet në emer të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe nxënësve. Shikone dukjen e asaj ‘nxënëse’ ( nëse fare është nxënëse) protestuese që mbanë pankartë ?
A e din prindërit se si vishen dhe dalin fëmijët e tyre nga shtëpia edhe në ditët me acarë dhe dëborë.
Me pantallona të shlyera, shkyera më sakt leckosura , me grim dhe dukje ekstravagante, pa çanta shkollore dhe disa ” çanta ” dore sikurse të nuseve nëpër dasma dhe restaurante , pa libra pa fletore , pa lapsa kimik – pa përgaditje elementare ?
● A e dinë publiku dhe prindërit që disa fëmijë të tyre dëmtojnë inventarin e sidomos bankat , karriget dhe dyert e klasëve deri në përmasa të vandalizmit ekstrem?
● A e dinë institucionet relevante dhe familjarët që fëmijët e tyre haptas edhe në ambientet shkollore përdorin duhan e në disa raste edhe hashash dhe substanca tjera psikotrope ?
● Nga i marrin ato të holla , kush i financon që të kenë makina luksoze , telefon të gjeneratës së fundit
Garderob dhe veshje të trendeve botërore ?
● A e dinë prindërit që disa fëmijëve të tyre ju mungon edukata elementare familjare dhe nuk njohin asnjë parim grupmoshe ,gjinie në sjelljet e tyre ?
Për të mos e stërzgjatur
Mendojë që është koha e fundit që secili nga akterët dhe faktorët kryesor të procesit kompleks që karakterizon edukimin dhe arsimimin të reflektojë racionalisht dhe mësohet të drejtojë së pari gishtin nga vetvetja e pastaj nga të tjerët sipas parimit të
“ameliorizmit” Britanik
Citoj :” NDRYSHOJË UNË. NDRYSHO TI. NDRYSHOJMË TË GJITHË”
E jo sikurse mendojmë dhe veprojmë ne
NDRYSHONI JU
NDRYSHO TI
UNË JAM PERFEKT !!