E diel, 19 Janar, 2025

Flet mes lotësh vogëlueshja shqiptare nga kampi në Siri: S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi

- Advertisement1-

Pesë gra dhe 14 fëmijë që kishin mbetur në kampin famëkeq Roj pas shpërbërjes së ISIS u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare ditën e sotme.


Përpara se të bëhej riatdhesimi gazetari Taulant Koplikaj ka intervistuar gjatë këtij muaji një vajzë të vogël, e cila shprehej donte të kthehej në Shqipëri.

- Advertisement -

Me lot në sy dhe e strukur pas një muri, Jasmina e vogël i thotë gazetarit se do të shkojë në shtëpinë e saj në Shqipëri ku ka të afërmit e dy shoqe të fëmijërisë dhe se nuk donte që të rrinte më në kamp.

 

Gazetari i jep vajzës fjalën që do të kthehet me patjetër në shtëpi, ndërsa në një postim të bërë sot në llogarinë e tij në Facebook, Koplikaj shprehet se shpreson që Jasmina të jetë në grupin e të riatdhesuarve.

“Në Shqipëri kam dajat, tezet. Më thonë që shpejt do vini. Shoqe më shumë kam pas Aminën dhe Ajlën,” tregon 11-vjeçarja.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Beiruti në Liban, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe rreth orës 20:00 do të mbajë në aeroportin “Nënë Tereza” një konferencë për mediat. /abcnews.al/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...