E shtunë, 15 Shkurt, 2025

Flet kujdestari i tre të rinjve që vdiqën në Jabllanicë: Kanë qenë nxënës të shkëlqyer

- Advertisement1-

Pasditen e së shtunës, Jabllanica e Gjakovës u trondit me vdekjen e tre të miturve.

Teksa qëndronin në një objekt të pabanueshëm, për fat të keq u shembe dhe mori jetët e tre fëmijëve.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ngjarje të trisht, ka folur kujdestari i tre të ndjerëve. Ai u shpreh se në atë objekt kanë lozur çdo ditë nga 15 deri në 20 fëmijë, teksa shton se numri i të vdekurve ka mundur të jetë edhe më i madh.

“Ata fëmijë kanë qenë nxënës të shkëlqyer, tre mund t’i quaj trëndafila në rritje, mirëpo ja që jeta ndonjëherë është e padrejtë. Kjo ngjarje na ka pikëlluar jashtëzakonisht shumë, na ka tronditur ky rast, gjë që është ende e pabesueshme për ne. Fëmijët kanë lozur çdo ditë në atë objekt të pabanueshëm, dhe sipas fjalëve të tyre aty kanë lozur 15 deri në 20 fëmijë, thuaja çdo ditë”, u shpreh kujdestari.

Nga ana tjetër, drejtori i shkollës “Dëshmorët e Kombit”, Jeton Masori, tha se tre fëmijët e ndjerë ishin nxënës jashtëzakonisht me sjellje të mira dhe të shkëlqyer.

“Ne jemi të tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi me nxënësit tanë. I shprehu ngushëllime familjeve, nxënësve, mësimdhënësve, dhe të gjithë komunitetit për humbjen tragjike, humbjen e rëndë të nxënësve tanë. Unë si drejtor i shkollës, Idealin, Ramën i kemi pasur deri vitin e kaluar nxënës të shkollës tonë, kanë qenë nxënës të shkëlqyeshëm, të edukuar, dhe nxënës me një kulturë të lartë. Kanë qenë nxënës shumë të mirë. Vetonin e kemi pasur në klasën e 8-të, i cili ka qenë nxënës me sjellje të mira”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Vdes në një aksident trafiku studentja nga Shqipëria

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi...

“Përse më bullizojnë?”, merren në pyetje nxënës, mësimdhënës për nxënësen 17-vjeçare që i dha fund jetës

Gjirokastra është tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi pesë ditë më parë, ku një...

Mësuesja Sanie Canolli, shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe profesionalizmit

Sanie Canolli, e lindur më 3 qershor 1985, është një mësimdhënëse e përkushtuar e...

Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?

Ndonëse ka nisur implementimin në pesë shkolla të kryeqytetit, që mësimi gjithëditor të nisë...