E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Flet Gresa Behluli: Në Kosovë po promovohen anti-vlerat, sfiduese që femrat të arrijnë sukses në art

- Advertisement1-

 Intervistoi: Donat Maloku

Emri i saj në trevat shqiptare është i njohur si një këngëtare e suksesshme dhe kjo falë zërit që ka. Përveç muzikës është edhe e shkolluar, konkretisht ka të kryer masterin e Shkencave Juridike. Fjala është për Gresa Behlulin, e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon se sa është sfiduese në Kosovë që një grua/femër të krijoi një karrierë të suksesshme.

- Advertisement -

Ajo shpreh pakënaqësinë e saj se si kanë shkuar gjërat në vendin tonë në 20 vitet e fundit, pasi thotë se në kulture është intervistuar pak dhe po lihen anash vlerat e mirëfillta, e po u jepet hapësirë antivlerave.

Kids of Kosova:  Jeni një femër e arritur në sferën e muzikës. Sa është sfiduese në Kosovë që një grua/femër të krijoi një karrierë të suksesshme?

Gresa Behluli: Në përgjithësi në Kosovë është e vështirë dhe sfiduese sidomos për femrat arritja e suksesit sidomos në art. Është e vështirë sepse me dekada të tëra është degraduar e tërë shoqëria kosovare edhe para luftës e sidomos në këto njëzet vite të lirisë.

Tek ne në kulturë është investuar shumë pak dhe nuk është bërë aspak në ruajten dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta dhe promovimin e tyre.

Sot nëpër mediat tona promovohen deri në neveri gjërat më të shëmtuara, duke i bërë model i të rejave se si mund të arrihet gjëja suksesi dhe kjo do të na hakmerret edhe në ardhmen.

Unë kam arritur gjerë këtu ku jam me shumë sacrifice, angazhim dhe durim duke besuar se një ditë do të vijnë gjerat në vendin e vet.

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Pëveç muzikës me çfarë merreni tjetër? Cila është Gresa jashtë muzikës?

Gresa Behluli: Unë fillimisht kam kryer shkollen e mesme të muzikës sa për të pasur një bazë që ta ushtroj talentin tim për këngën dhe pastaj kam vazhduar Fakultetin Juridik dhe Masterin në Shkencat Juridike. Këtë profesion e kam ushtruar për katër vite si zyrtare ligjore dhe pastaj i jam kthyer prap profesionit të zemrë, pra këngës. Tani jam një grua e martuar dhe i kryej edhe obligimet që i pëkasin çdo femre me këtë status. Pra i bëjë edhe të gjitha punët dhe obligimet e shtëpisë e sidomos këtë vit që jemi ballafaquar me pandeminë, e cila na ka detyruar të bëjmë një pauzë mjaftë gjatë në jetën aktive muzikore. Por kjo nuk do të thotë se nuk po punoj në projekte të reja të cilat disa janë fazën finale e disa të sapo filluara.

Kids of Kosova: Çfarë këshilla ju sugjeroni femrave që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme?

Gresa Behluli: Unë kur kam filluar të këndoj e kam marr një këshillë nga Nëna ime dhe mendoj se ka qenë ka qenë e artë. Bëhu vetvetja mos e imito askend, sepse vetem kështu e arrinë suksesin. Unë këtë e kam analizuar dhe zbërthyer në jetë dhe vetem duke e krijuar identitetin e vet njeriu arrinë të krijoj edhe vlera, por edhe emrin e vet origjinal. Këtë këshillë ua sugjeroj edhe femrave të reja që sapo ia fillojnë rrugëtimit të tyre. Kjo rrugë është e vështirë por vetem kjo i siguron suksese.

Kids of Kosova: Sa respektohen të drejtat e grave në Kosovë sipas jush A duhet të bëjë shteti më shumë për to?

Gresa Behluli: Eshtë një problem këtu sepse formalisht duket se po bëhet mjaftë e në realitet janë më shumë improvizim dhe kjo nuk na  çon askund.  Femra duhet të jetë plotësisht e barabartë në të gjitha poret e jetës  dhe çka është më me rëndësi duhet të ngritet vetëdija e shoqërisë sonë se vetëm kështu mund të shkohet përpara.

Kids of Kosova: Përmend femrat që sipas jush model suksesi qoftë në Kosovë dhe Shqipëri që duhet ndjekur?

Gresa Behluli: Do ta filloj nga idoli im, Nëna ime (Shkurte Fejza) si model kur diçka synon dhe e arrinë duke mos llogaritur pengesat dhe sakrificën.

Kids of Kosova: Për fund, cili është mesazhi juaj për të gjitha femrat/grate?

Kids of Kosova: Kurrë mos u ndalë se bota është e madhe ka horizonte të gjera për të gjithë, por vetëm me punë, kualitet dhe duke  qenë vetvetja. Krijo identitetin tënd. (KidsofKosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...