E diel, 24 Nëntor, 2024

Flet Ganimete Demiri, mësuesja e shkollës shqipe në Monthey të Zvicrës: Sa e bukur fëmijëve t’ua mësosh gjuhën amtare

- Advertisement1-

Shumë fëmijë nga Kosova edhe pse jetojnë në shtete të ndryshme të botës, nuk e harrojnë gjuhën shqipe.

Edhe fëmijët kosovarë që jetojnë në Zvicër me shumë dashuri po e mësojnë gjuhën amtare në shkollën Monthey Chablais. 

- Advertisement -

Media online “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me mësuesen e kësaj shkolle, znj. Ganimete Demiri e cila ka treguar se sa nxënëse ka kjo shkollë, sa po arrijnë të mësojnë fëmijët, si dhe tregon momente interesante me nxënësit e saj… 

Kids of Kosova: A bën një prezantim të shkurtë, CV e juaja nga jeni, familja, profesioni juaj?

Ganimete (Jakupi) Demiri: Kam lindur në qytetin e Gjilanit. Kam jetuar në Sllatinë të Epërme deri më 2015, pastaj nga viti 2015 jetoj në Zvicër, e martuar dhe kam tre fëmijë.

Vij nga një familje shqiptare duke filluar nga gjyshi (Murtez Jakupi) ishte atdhetar i njohur i çështjes kombëtare, babai (Ibrahimi), jurist i diplomuar, njëri ndër profesorët e parë shqiptar në Viti, pastaj ka punuar si sekretar i një ndërmarrje, por duke mbrojtur Kushtetën e vitit 1974 për të drejtat e shqiptarëve e largojnë nga puna.

Pas lufte deri vitin e kaluar ka punuar si sekretar shkolle kur edhe pensionohet, nëna ishte rrobaqepëse, por nga angazhimet e shumta shtëpiake nuk ka mundur të ketë ndonjë biznes apo të vazhdoj me këtë profesion.

Studimet i kam kryer në degën: “Edukim dhe mësuesi-programi fillor”, në Universitetin AAB, në Fushë Kosovë.

- Advertisement -rrrrrrr

Me profesion jam mësuese, kam punuar edhe në Kosovë pothuajse 6 vite, në qytetet Ferizaj dhe Viti me rrethinë.

Kids of Kosova: Ju jeni mësuese në një shkollë shqipe në Zvicër. Sa nxënës keni dhe sa po arrijnë ta mësojnë gjuhën shqipe, sa janë të lidhur?

Ganimete (Jakupi) Demiri: Unë punoj si mësuese në Shkollën Shqipe Monthey Chablais. në klasë aktualisht janë 16 nxënës, janë të moshave të ndryshme duke filluar nga 6-12 vjeç, por edhe aftësitë e të të nxënit dallojnë shumë.

Nxënësit ata që e vijojnë mësimin janë mjaft të interesuar për mësim shqip, por problemi qëndron se dy orë në javë janë pak edhe shumë ka rëndësi fëmijët cilën gjuhë e flasin në shtëpi se duke e pasur parasysh se fëmijët mësimin e rregullt e bëjnë në gjuhën frëngjisht, edhe ato dy orë për ata nuk janë shumë, por të paktën i bashkon mësimi i gjuhës mes vete, historia, gjeografia arti dhe kultura që sadopak të kenë njohuri kryesore të vendit të prejardhjen së tyre.

 

Kids of Kosova: Sigurisht keni momente të veçanta me nxënësit, na tregoni ndonjë?

Ganimete (Jakupi) Demiri: Çdoherë që shkoj në klasë kur ta trajtoj një temë ka momente të veçanta, çdoherë ata më tregojnë diçka, meqenëse lidhet tema pothuajse çdoherë me shqiptarë, vendlindje. Një ditë derisa shtjelloja temën për flamur dhe duke folur për luftën e fundit të Kosovës, më bëri shumë përshtypje se si disa nga ata dinin të tregonin rrëfime të ndryshme që familjarët ju kanë treguar, për vrasje, masakra, përndjekje të rrethinës së tyre, por edhe në tv kishin shikuar.

Njëra nga ata tregonte gjyshin e kishte pasur në luftë e të përndjekur politikë, ndonëse të vegjël në moshë dhe të rritur në Zvicër, në familje mjaft të integruara, por çdoherë i përmendin moshatarët e tyre në vendlindje, tregojnë se si kanë luajtur, edhe thonë i kam blërë këtë/atë kur të shkoj si dhuratë.

Pastaj një ditë tjetër derisa flisnim për trungun familjar, dhe në korrelacion me këtë temë kishim për ta vizatuar një pemë me kë jetojnë në familje (Zvicër) secili nga ta më thoshte ne jetojmë këtu, por p.sh. Gjyshi, gjyshja, halla etj jetojnë atje, d.m.th asnjëherë nuk harrojnë t’i përmendin të afërmit e tyre.

Kids of Kosova: Çfarë është interesimi më i madh i nxënëseve të mësojnë?

Ganimete (Jakupi) Demiri: Interesimi më i madh që kam vërejtur është: Lexim, art figurativ dhe muzikë. Kur kam tema që lidhen p.sh gjuhë amtare korrelacion me një vizatim diçka, mezi s’presin në atë pjesë mund të them se janë shumë të përkushtuar për të punuar si në grupe ashtu edhe në mënyrë individuale.

Kids of Kosova: Mesazhi juaj si mësuese, qoftë për prindërit e nxënësëve tuaj apo në përgjithësi?

Ganimete (Jakupi) Demiri: Mesazhi im është: E kuptoj që fëmijët janë mjaft të angazhuar këtu në mësimin e rregullt dhe duhet shumë punë për të arritur sukses, por nuk duhet ta lëmë anash gjuhën amtare, sidomos gjatë kohës sa janë në familje të flasin shqip, të shikojnë programe tv shqip, muzikë dhe emisione të ndryshme shqip, sepse në çdo vend nuk ka shkolla shqipe, dhe mënyra e vetme për ta ruajtur gjuhën është të flasin shqip në rrethin familjar.

Shkolla shqipe është vatër edukimi dhe arsimimi për të mësuar në përgjithësi gjithçka që lidhet me gjuhën, kombin tonë, është vend i cili i bashkon fëmijët shqiptarë në një vend dhe mund të them se i lidhë më shumë mes vete, pastaj përmes shkollës formohet edhe këshilli i prindërve e kështu fillojnë rriten aktivitetet me një perspektivë më të gjerë mbarëkombëtare. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...