E diel, 24 Nëntor, 2024

Flet Edita Haxhijaha, autore e librit për klasat e hershme: Pse e botova dhe rëndësia e tij

- Advertisement1-

 Intervistoi : Donat Maloku

Është fakt i ditur se sistemi arsimor në Kosovë po çalon prej kohësh, dhe këtë e ka dëshmuar dhe PISA, ku nxënësit kosovarë kanë probleme të dukshme edhe në lexim. Sigurisht këtu dorë të madhe ka politizimi i sistemit arsimor, ku jo pak mësimdhënës që punojnë aktualisht nuk janë aq të përgatitur për të ushruar profesionin e shenjtë të mësuesit.

- Advertisement -

Duek parë këtë gjendje shqetësuese, por dhe nga afër problemet që kanë klasat e hershme me lexim, Edita Haxhijaha, e cila për 12 vite ka ushtruar profesionin e mësimdhënëses, tash profesoreshë  në Fakultetin e Edukimit në Univesitetin e Gjakovës ”Fehmi Agani”, ka botuar një libër me titull ‘Teknikat e Strategjisë Bashkëkohore të Leximit në Klasat e Hershme’.

Profesoreshë Haxhijaha në një intervistë për ‘Kids of Kosova’ (www.kidsofkosova.net) ka folur për librin e botuar, ku thotë se qëllimi i këtij studimi është ta dokumentojë performancën e nxënësit të klasëve të hershme. 

Kids of Kosova: Së pari a bën një prezantim të shkurtër, pra një CV-tuajen?

Edita Haxhijaha: Prof. Ass. Dr. Edita Haxhijaha u lind më: 3.4.1984, në Prizen/Kosovë.

Studimet themelore : Baçelor i programit fillor.

Sudimet e shkallës së dytë : Master  i Edukimit – Mësimdhënie dhe Kurrikulë.

- Advertisement -rrrrrrr

Doktor në Shkenca Sociale me profil: Psikologji-Pedagogji.

Një kohë të gjatë, nga viti 2007 – 2019 punoi në SHFMU “Emin Duraku”- Mësimdhënëse klasore.

Gjatë viteve 2015 – 2019 ligjëroi në Kolegjin “FAMA” në Prishtinë e në Prizren – Programet: Psikologji; Përkujdesje dhe Mirëqenie për Fëmijë.

Gjatë viteve 2018 – 2019 asistoi në  Universitetin “Ukshin Hoti”- Prizren në lëndët e fushës së edukimit/pedagogjisë.

Në vitin 2019 u zgjodh në thirrjen profesor asistent në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Prof. Ass. Dr. Edita Haxhijaha ka të botuara punime në revista kombëtare e ndërkombëtare në fushën e edukimit. Gjithashtu qe pjesëmarrëse në konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Autore e librit: TEKNIKA E STRATEGJI BASHKËKOHORE TË LEXIMIT NË KLASAT E HERSHME.

Aktualisht ajo vazhdon të punojë në Fakultetin e Edukimit të Univesitetit të Gjakovës ”Fehmi Agani”.

Kids of Kosova: Keni botuar së fundmi një libër për leximin në klasat e hershme. A mund të na flisni në pika të shkurtra për të?

Edita Haxhijaha: Meqenëse për 12 vite isha mësuese e nxënësve në klasa të hershme dhe pata përvojë të ndryshme me nxënës që kishin vështirësi në të lexuar, e ndjeva si obligim të hulumtoja më shumë rreth kësaj çështjeje.

Leximi është shkathtësia më e rëndësishme që duhet të zhvillojë secili fëmijë gjatë shkollimit. Fëmijët të cilët nuk kanë shkathtësi të mira leximi gjatë nivelit fillor ka shumë mundësi që në të ardhmen të kenë përparim të kufizuar arsimor dhe mundësi të kufizuara ekonomike dhe zhvillimore.

Qëllimi i këtij studimi është ta dokumentojë performancën e nxënësit të klasëve të hershme në fushë të leximit, në mënyrë që të kuptohet niveli i arritshmërisë dhe nevojat për përmirësim, përmes aplikimit të strategjive bashkëkohore si nevojë dhe domosdoshmëri për ngritjen e cilësisë në arsim në përgjithësi dhe të nxënësve të shkollave tona në veçanti.

Kids of Kosova: Si e vlerësoni ju mësimin që bëhet tek klasat e hershme. Është në rrugë të duhur apo nevojitet të ketë ndryshime?

Profesioni i mësuesit nuk krijohet nga çerifikatat/diplomat por nga ekzistenca e njohurive të mjaftueshme profesionale dhe nga një dëshirë e vërtetë e mësuesve për të përmirësuar praktikën e tyre.

Mësuesi duhet të jetë një studiues gjatë gjithë jetës së tij.

Padyshim ndryshimet janë të domosdoshme përherë.  Përderisa testimi i dytë tregoi rezultat pozitiv në secilin nëntest të EGRA-s, që u testuan nxënësit vijmë në përfundim se përdorimi i teknikave, aktiviteteve adekuate, përkushtimi i mësimdhënësve, bashkëpunimi, dhe menaxhimi i ndërhyrjeve të veçanta në orët e Gjuhës shqipe, kontribuan në zhvillimin dhe përforcimin e shkathtësisë së leximit.

Ky hulumtim tregoi që mësimdhënësit janë të gatshëm të kërkojnë praktika më të avancuara që sjellin rezultate pozitive tek nxënësit. Me përdorimin e një sër metodash e strategjish, kemi arritur të kemi ndryshime pozitive në suksesin e nxënësve, gjë që e tregoi përkushtimin dhe gatishmërinë e mësimdhënësve.

Kids of Kosova: Cilat janë teknikat që duhet ndjekur mësimdhënësit që të ngritet shkathtësia e leximit te fëmijët?

Edita Haxhijaha: Në libër jepen me përshkrim të detajuar teknikat adekuate që përmirësojnë shkathtësinë e leximit.

Hulumtimi ka dhënë rezultatet e pritura dhe ka rritur interesimin së pari të prindërve që të jenë më të angazhuar me fëmijët e tyre, pastaj të mësimdhënësve që të njohin mirë procesin e të lexuarit si edhe një mësimdhënie efektive që t’i aftësojë nxënësit të bëhen lexues të mirë, aktivë gjatë gjithë jetës së tyre, t’i bëjë ata të aftë për t’u përfshirë në mënyrë të pavarur në veprimtarinë lexuese.

Kids of Kosova: Çfarë rekomandimesh jepni?

Edita Haxhijaha: Po rendis disa rekomandime konkrete:

Rekomandime për drejtoritë e shkollave:

  • Të sigurojnë që të gjithë mësimdhënësit të marrin pjesë në trajnime për të pasur qasje në teknikat adekuate që përmirësojnë shkathtësinë e leximit.

Rekomandime për mësimdhënësit:

  • Ta kuptojnë më mirë procesin e të lexuarit dhe komponentët e tij;
  • Të jenë më të vetëdijshëm mbi kërkesat për një mjedis të këndshëm për lexim si në shkollë ashtu edhe në shtëpitë e nxënësve;
  • Të krijojnë praktika të bashkëpunimit ndërmjet prindërve dhe mësimdhënësve në baza të rregullta kohore, në të cilat takime të diskutohen, ndahen informacione, ofrohen materiale e udhëzime për të lehtësuar punën e përbashkët të prindërve dhe mësimdhënësve në lehtësimin e të nxënit të fëmijëve;

Rekomandime për prindërit:

  • Të kenë shumë libra përreth dhe t’i lejojnë fëmijët t’i shohin duke lexuar dhe duke u kënaqur gjatë leximit;
  • T’i dërgojnë fëmijët shpesh në bibliotekë/librari, t’i lejojnë të hulumtojnë dhe t’i zgjedhin librat për vete;
  • T’u lexojnë fëmijëve të vet me zë – dhe ta lejojnë fëmijën ta zgjedhë librin;
  • T’i diskutojnë librat dhe tregimet që i lexojnë, qoftë së bashku apo vetë.

 

Kids of Kosova: Për fund, a do ta preznatoni librin tuaj para mësimdhënësve që të marrin njohuri më të mëdha për këtë temë?

Edita Haxhijaha: Leximi është çelësi për ndërtimin e njohurive në klasa të hershme. Është çelësi për ngritjen e një lexuesi të fortë.

Fëmija është qenie që shpejt i thithë fjalët, pasuron fjalorin, përvetëson idetë dhe i ndërlidhë ato bukur. Motivimi, inkurajimi hedhë në dritë dijet e tyre, mposhtë ngecjet ndaj të lexuarit në poren e jetës së tyre.

Vlera e të lexuarit mbillet nga fëmijëria që të korren sukseset drejt së ardhmes.

Koha më e mirë për fëmijët që të fillojnë të lexojnë dhe të shkruajnë është kur ata janë shumë të rinj. Kjo është koha kur ata fillojnë të zhvillojnë sjellje pozitive dhe shkathtësitë fillestare. Sepse duke lexuar nxënësit do të jenë përfitues, krijues, dhe stolia më e ndritur e diturisë.

Leximi është shkathtësi thelbësore që mundëson të gjitha format e tjera të mësimit.

(Kids of Kosova)

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...