E premte, 7 Shkurt, 2025

Flet drejtori Mehdi Krasniqi i shkollës “Luciano Motroni” në Prizren ku një nxënës kërcënoi shokët e tij me vrasje: Kështu ndodhi rasti

- Advertisement1-

Një ngjarje tejet shqetësuese ka ndodhur në mëngjesin e të mërkurës në qytetin e Prizrenit, konkretisht në shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”.

Një nxënës nga komuniteti boshnjak ka kërcënuar me vrasje përmes mesazhit nxënësit e një klase.

- Advertisement -

Për këtë rast të kërcënimit drejtori i shkollës menjëherë e ka paraqitur rastin në Policinë e Prizrenit.

Albanian Education ka kontaktuar me drejtorin e shkollës “Luciano Motroni”, Mehdi Krasniqi, i cili ka treguar si ka ndodhur rasti.

Drejtori ka thënë se nxënësi nga komuniteti boshnjak ka komunikuar me dy nxënëse përmes rrjetit WhatsApp të cilave ju ka shkruar mesazhet kërcënuese dhe ato e kanë njoftuar.

“Sapo i kam parë mesazhet kërcënuese që kanë qenë të shkruara në gjuhën boshnjake dhe angleze, kam njoftuar policinë dhe ju kam dhënë mesazhet që nxënësi ka shkëmbyer me dy nxënëset. Më pas kam biseduar edhe me prindin e nxënësit dhe ai e ka konfirmuar se djalin e tij e ka dërguar për kontrolle në Graçanicë, pasi ka probleme shëndetësore. Por duhet thënë se reagimi i shpejt ka bërë që asgjë mos të ndodhë dhe tash policia po merret me rastin”, ka thënë drejtori Krasniqi për Albanian Education.

Drejtori Krasniqi ndërkaq ka mohuar që në mesazhe, nxënësi të ketë shkruar se do ta vras edhe atë, siç kanë raportuar disa media.

“Në mesazhe ai ka kërcënuar me vrasje vetëm nxënësit e një klase, por jo edhe mua. Unë kam biseduar edhe me prindërit e nxënësve, emrat e të cilëve i ka shkruar në mesazh nxënësi kërcënues dhe ju kam treguar krejt ngjarjen”, ka thënë drejtori Krasniqi.

- Advertisement -rrrrrrr

I pyetur se a do të lejojnë kthimin e nxënësit në shkollë apo si do të veprojnë, drejtori ka thënë se vendimin do ta marrin bashkë me Drejtorinë e Arsimit në Prizren. /Albanian Education/

Nxënësi i shkollës në Prizren dërgon mesazhe te drejtori: Kam bërë listën e nxënësve që do t’i vras

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

Mitrovicasja Albulena Uka nis një sfidë të re profesionale në Qeverinë e New York-ut

Albulena Uka, një vajzë e talentuar nga Mitrovica, ka ndarë me krenari lajmin për...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...