E diel, 23 Shkurt, 2025

Flet drejtori i shkollës në Gjakovë që është kërcënuar me jetë

- Advertisement1-

Drejtori i shkollës “Yll Morina” në Gjakovë, Berat Bejtullahu, ka thënë se është kërcënuar me jetë nga një prind i një nxënësi në shkollën e tij.


Bejtullahu theksoi se kjo ka ndodhur për shkak të një dëmi, të cilin e ka shkaktuar fëmija i tij. I njëjti fillimisht kishte pranuar ta riparojë dëmin, por pas një debati e kishte ndryshuar mendjen, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Kemi të bëjmë me një prind të një nxënësi, i cili ka shkaktuar dëm në shkollë dhe pas një debati prindi më kërcënoi me vrasje për fajin e fëmijës së tij. Rastin më pas e kam paraqitur në polici”, ka thënë Bejtullahu.

“Nxënësi është me sjellje jo të mira, nuk është përjashtuar, ai vjen me rregull në shkollë, por prindi është ftuar për të diskutuar rreth riparimit apo rinovimit të dëmit që është bërë në shkollë”.

“Nuk e ka pranuar fillimisht fajin e fëmijës së tij, mandej e ka pranuar, por pas një diskutimi, pas tre-katër orëve, me telefon, ka treguar këto sjellje, më ka ofenduar me fjalë dhe me vrasje”.

Bejtullahu tha që nuk ka kërkuar pagesë, por vetëm që prindi ta riparojë dëmin.

Ai theksoi gjithashtu se me të njëjtin prind kishte pasur probleme edhe me fëmijën tjetër të tij, që ka qenë më parë në këtë shkollë.

“Sot e mora vesh se me të njëjtin prind kemi pasur problem edhe me fëmijën tjetër të tij, që është tre vjet më i vjetër, ka tre vjet që të njëjtin prind nuk e kam kontaktuar, por që prindi gjithmonë ka deklaruar se fëmija nuk do të sjellë probleme, por të njëjtat probleme janë duke na ndodhur”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....