E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Flet drejtori i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë: Si po e zhvillojmë mësimin në kushte pandemie

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Ky vit mësimor për dallim nga vitet e kaluara ka filluar në mënyrë krejt ndryshe për shkak të pandemisë. Mësimi nuk po zhvillohet në mënyrë krejt të rregullt, ndërsa nxënësit e mësimdhënësit në vend që ta urojnë ngrotësisht njëri-tjetrin për fillimin e vitit të ri shkollor, po duhet të mbajnë distance mes vete në mënyrë që të mbrohen.

- Advertisement -

Me kujdes të shtuar e duke respektuar rregullat e institucioneve përgjegjëse mësimi ka filluar edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.

Drejtori i kësaj shkolle, Betim Sylejmani, në një intervistë dhënë për median “Kids of Kosova”, ka treguar  si po shkon procesi mësimor, sa kanë material për t’u mbrojtur nga virusi, sa pritet që pandemia të ndikojë në procesin e mësimnxënies e tema të tjera.

Kids of Kosova: Së pari ju lutem një prezantim, një CV e shkurtër e juaj?

Betim Sylejmani: Jam master i Edukimit Fizik dhe Sportit, qe 11 vite mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ultë “Elena Gjika” në Prishtinë, dhe aktualisht drejtor i kësaj shkolle.

Kids of Kosova: Sivjet ka nisur mësimi ndryshe nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë. Si po shkon procesi mësimor në shkollën tuaj?

Betim Sylejmani: Natyrisht është hera e parë që po përballemi me pandeminë Covid-19, si dhe gjithçka është ndryshe nga vitet e tjera.

- Advertisement -rrrrrrr

Mendoj se kemi filluar mirë , sepse duke ju falënderuar të gjithë stafit të shkollës jemi mobilizuar bukur shumë, poashtu një falënderim te veçantë për nxënësit dhe prindërit të cilët po tregohen shumë të kujdesshëm.

Kids of Kosova: A keni mjaftueshëm material mbrojtës, si maska e dezinfektues?

Betim Sylejmani: Komuna e Prishtinës na ka furnizuar me të gjitha materialet e nevojshme mbrojtëse , poashtu ka pasur edhe donacion nga UNICEF dhe USAID si dhe nuk duhet harruar ndihmën e prindërve vullnet mire.

Kids of Kosova: Sa po kanë probleme nxënësit të zhvillojnë mësimin në këto kushte?

Betim Sylejmani:  Naryrisht sfidë mbetet mësimin online, përndryshe mësimi në shkollë po zhvillohet mjaft mirë.

Kids of Kosova: A pritni të ndikojë kjo mënyrë e punës në mësimnxënie?

Betim Sylejmani: Natyrisht se arritja e rezultateve të duhura në mësimnxënie është e vështirë, por synojmë të jetë optimale për shkak të rrethanave të krijuara.

Kids of Kosova: Me ç’probleme përballet shkolla juaj?Për ç’farë ka nevojë?

Betim Sylejmani:  Me investimet e bëra në këto dy vitet e fundit mendoj se është mjaft e mirë sa i përket kushteve infrastrukturore. Digjitalizimi mbetet sfidë për neve si shkollë, por synojmë që në të ardhmen ta arrijmë.

Kids of Kosova: Për fund, një mesazh i juaj, për mësimdhënësit, prindërit dhe MASHT-in nëse keni?

Të jenë të kujdesshëm, të zbatojnë masat dhe rekomadimet e dhëna nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë e Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në mënyrë që të rikthehemi në shkollë me orar të plotë si dhe jetës normale. Nxënësëve ju dëshiroj punë dhe vetëm punë në mënyrë që të arrihen rezultatet e duhura. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Minire Berisha, drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali: Përveç pagës, të ketë shpërblime për performancën e mësimdhënësve

Minire Berisha, nga viti 2018 është drejtoreshë e shkollës "Shkëndija" në Hajvali të Prishtinës....

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...