Flet drejtoresha e shkollës në Pejë ku një nxënës u hodh nga kati i dytë

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës “Asdreni”, në Pejë, Agime Lajqi, ka folur në lidhje me rastin e hedhjes së nxënësit nga kati i dytë.

- paragrafi 1 -

Lajqi tha se ky është një rast i ndjeshëm për shkollën, teksa shtoi se nuk kanë informacion se çka e ka shty nxënësin që të hedhet.

- Advertisement -

“Ky rast është ndjeshëm për shkollën, për nxënësit, kanë kaluar një ditë shumë të vështirë, është ndër ngjarjet më të vështira që kemi përjetuar sot”, tha drejtoresha.

“Me rastin është duke u marrë policia, teksa nuk ka pasur asnjë problem, asnjë incident që e ka detyruar që djali të hedhet nga dritarja”.

“Në radhë të parë urojmë që djali të merr veten dhe pastaj ta trajtojmë ngjarjen si rast, se çka e ka shty për ta bërë një gjë të tillë”.