E premte, 26 Korrik, 2024

Flet Besa Kuqi, drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Gratë më llogaridhënëse se burrat

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku 

Është një grua e suksesshme në komunën nga vjen. Me profesion është psikologe klinike, ku për nëntë vite punoi në këtë drejtim. Falë profesionalizimit ajo sot mban një pozitë tejet të lartë.

- Advertisement -

Fjala është për Besa Kuqin, e cila aktualisht është drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Suharekës.

Ajo në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për familjen e saj, menaxhimin e pandemisë në komunën nga vjen, për grate në vendimmarrje etj.

Kids of Kosova: Së pari a mundeni një preznatim, CV-të shkurtë tuajën, familja, puna…?

Besa Kuqi: Jam nga Suhareka, e martuar, nënë e dy vajzave, me profesion jam Psikologe Klinike e Licencuar. Kam përvojë punë nëntë vjeçare, kam punuar në fabrikën e këpucëve“Solid Sh,P,K “ si psikologe, krahas profesionit që kam ushturuar, akoma jam e kyqur edhe në pjesën e menaxhimit konsultativ.
Në zgjedhjet lokale për asamble komunale të vitit 2017 kam dal si femra më e votuar e subjektit politik AAK , aktualisht jam Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë.

Kids of Kosova: Pasi jeni drejtoreshë e Shëndetësisë, sa po rrezikohen fëmijët dhe gratë nga Covid-19 në Kosovë?

Besa Kuqi: Covid-19 ka atakuar të gjithë qytetarët, e në veçanti më të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese. Këtu duhet theksuar që një numër i madh grash, por edhe fëmijësh – për shkak të vlerave patriarkale, por në përgjithësi edhe shkaku i mungesës së emancipimit – mund edhe të mos kenë njohuri mbi shëndetin e tyre. Pak qytetarë bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore – dhe natyrshëm, kjo i vë në rrezik të shtuar si gratë, ashtu edhe fëmijët dhe sidomos tash pas hapjes së shkollave.

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Sa është e vështirë që një grua të drejtojë një drejtori në një komunë? 

Besa Kuqi: Nëse nuk do të ekzistonin paragjykimet e stereotipet gjinore, atëherë do të ishte edhe më e lehtë se sa për një burrë. Gratë duhet të avancohen në pozita vendim-marrëse. Madje, ato është dëshmuar se qëndrojnë më mirë se burrat sa i përket përgjiegjegjësisë dhe llogaridhënies.

Kids of Kosova: Gratë në vendimmarrje është një tjetër sfidë në Kosovë. Pse sipas jush ndodhë kjo?  

Besa Kuqi: Në të vërtetë, roli i grave në vendim-marrje është rritur kohët e fundit dhe përparimi është i vërejtshëm. Ja unë jam drejtoreshë në komunë. Kemi shumë gra në Kuvend të Kosovës, madje kryetarja e Kuvendit është grua. Në politikë e në vendim-marrje duhet gratë po arrijnë megjithatë që të depërtojnë – por avancimi i njëjtë për fat të keq nuk po ndodh edhe në pjesën tjetër të shoqërisë, sidomos te klasa e varfër dhe e mesme e ulët.

Kids of Kosova: Për fund mesazhi juaj për të gjitha vajza dhe gratë shqiptare?

Besa Kuqi: Mesazhi im për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare është që të synojnë pavarësinë financiare përmes arsimimit në rend të parë, dhe gjetjes së një pune që iu siguron mirëqenie e stabilitet. Mos-varësia është një parakusht për arritje të mëdha individuale, dhe këto arritje të mëdha individuale e çojnë përpara gjithë shoqërinë. (KidsofKosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...