E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Flet Aysel Mazrek, asambliste në komunën e Mamushës: Kjo është gjendja e grave të komunitetit turk në Kosovë

- Advertisement1-

 Intervistoi: Donat Maloku

Gratë në Kosovë ballafaqohen me probleme të ndryshme. Në shumicën e rasteve nuk ju respektohen të drejtat e tyre, kurse numri i atyre që janë të papunë nuk është i vogël. Fat të tillë kanë edhe gratë e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Media “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me asamblisten e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Aysel Mazrek, për të pyetur si është gjendja e grave të këtij komuniteti, sa ju respektohet të drejtat etj.

Aysel ka thënë se grate e komunitetit turk në Kosovë ballafaqohen me probleme të shumta, ndërsa vë në pah se në këtë muaj të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit mungon mamografi mobil, ku do të mund të kontrolloheshin gratë.

Kids of Kosova: Së pari një prezantim i juaji, familja, puna etj…?

Aysel Mazrek: Jam asambliste e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në komunën e Mamushas. Unë jam e martuar dhe kam dy fëmijë.

Kids of Kosova: Jeni asambliste ne komunen e Mamushes, a mund të na tregoni si është gjendja e grave të komunitetit turk në komunën tuaj? Me çfarë probleme dhe sfida përballen ato?

Aysel Mazrek: Situata e grave në Komunën e Mamushës nuk është si në qytetet e tjera. Si për shembull, Prishtina Prizren etj. Shumica e grave në Mamushë janë amvise, merren me punë shtëpie, të fushës. Ne kemi shumë pak mësuese.

- Advertisement -rrrrrrr

Pasi jemi në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dua ta theksojse komuna jonë nuk ka një mamograf mobil në të cilin do të kontrolloheshin gratë.

Kids of Kosova: Sa respektohen të drejtat e grave të komunitetit turk në Kosovë?

Aysel Mazrek: Mendoj se gratë në Kosovë nuk kanë aspak mbështetje për të drejtat e tyre.

Kids of Kosova: Sa përkrahet nga institucionet e Kosovës komuniteti turk ne Kosove, konkretisht komuna e Mamushes? A duhet qeveria ta përkrahë më shumë?

Aysel Mazrek:  Ne shohim që për Komunën e Mamushës ka pak mbështetje për të drejtat e grave. Ne nuk kemi as buxhet të veçantë dhe as mbështetje për gratë tona. Ne i kërkuam Komunës së Mamushës të ndajë një buxhet për gratë tona, por nuk kemi marrë një përgjigje pozitive. Nëse komuna e Mamushës do të na mbështeste, do të organizonim udhëtime për gratë tona.

Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për të gjitha gratë e Kosovës?

Aysel Mazrek: Mesazhi im për të gjitha gratë në Kosovë është që shpresoj të jemi më të suksesshme në ditët në vijim, ne i duam të gjitha gratë tona. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...