Besfort Shala, 22-vjeçari kosovar, të enjten bëri krenar të gjithë Kosovën me suksesin e tij.
Ai arriti që t’i përfundojë studimet e masterit në njërin nga universitetet më prestigjioze botërore- në Oxford të Anglisë. Edhe atë, me notën më të lartë. Por si arriti Shala të vijojë studimet në këtë Universitet. Për Nacionalen, ai jep detaje për rrugëtimin e tij aspak të lehtë.
‘’Një ditë, diku, do të arrijë synimin për të cilin u përpoqa shumë e punova me mish e shpirt, përkundër që ndonjëherë vështirësitëma ngufatnin vullnetin’’
Këtë shkrim të historisë së suksesit të djalit 22 vjeçar nga Prishtina, Besfort Shala po e nisi me këtë fjali, e cila në mënyrën më të mirë të mundshme, përshkruan vet rrëfimin për të.
Historia e tij e suksesit , ka të bëjë me përfundimin e magjistraturës në drejtimin e matematikës me bursë të fituar nga Kosova, në një ndër universitetet më të mira në botë, nëOxford të Anglisë. Me notën më të lartë.
Shala si fillim tregon për gazetën eksperiencën e tij të studimeve 1 vjeçare në Angli dhe krahason arsimin atje me atë të Kosovës.
“Në temën e diplomës kam punuar nën udhëheqjen e profesor JamesMaynard, i cili së fundi fitoi FieldsMedal, që konsiderohet si ekuivalenti i çmimit Nobel për matematikë. Kjo tregon më së miri gjithçka për nivelin e arsimit. Nësë e bëjmë njëkrahasimme Kosovën, në Oxford shihet qartazi se nuk është perfeksionizmi apo mungesa e problemeve që i karakterizon universitetet prestigjoze. Por është pranueshmëria e ekzistencës së problemeve dhe çasjaproaktive të cilat mungojnë në Kosovë”, tha Shala.
Besforti nga viti i ardhshëm do t’i fillojë studimet doktorale në universitetin e Bristolit, ku edhe do të punësohet si asistent.
“Në vitin e ardhshëm akademik 2022/23, do t’i fillojë studimet doktorale në matematikë në Universitetin e Bristolit në Angli, ku edhe do të punësohem si asistent (përkatësisht angl. teachingassistant)”.
Por, sukseset e Besfortit mund edhe të mos kishin ndodhur deri në këtë masë. Sepse vitin e kaluar, kur edhe ishte pranuar në programin e magjistraturës, gati sa nuk kishte heq dorë nga ajo. Krejt kjo për shkak të financave, që i duheshin për shpenzimet në Angli, në një shumë prej 32 mijë euro për një vit.
Familja ishte ajo që inicoi hapjen e një faqe në internet për të kërkuar ndihmë financiare për shpenzimet e shkollimit të djalit në Angli. Iniciativë kjo e cila mbledhi shumë njerëz për t’i ndihmuar Shalës shkollimin atje,
‘’Nuk ka qenë e lehtë që të vendosim me familjen të kërkojmë ndihmë, aq më tepër kur ka njerëz me arsye tejet më të forta për t’i ndihmuar. Unë kam qenë më hezituesi që kjo të ndodhë, por pas shtyrjes nga familja si dhe nga profesorë të ndryshëm nga fakulteti ku kam qenë duke përfunduar studimet bazike, kemi ardhur në përfundim se mundësia e studimit në Oxford nuk duhet të humbet. Që nga ky vendim, kemi qenë me shpresë por njëkohësisht me pritshmëri të ulëta”, thotë Shala.
Besfort Shala thotë se kontributi i tij në Kosovë do të jetë gjithmonë i pranishëm. Por, ai kërkon që qeveria të kontribuojë drejtpërdrejt tek kjo kategori e studentëve dhe jo të vazhdohet që kjo të bëhet vetëm në baza vullnetare.
‘’Duhet të bëhet më shumë në ndërtimin e mekanizmave konkret që këta studentë, përmes përvojës së tyre, të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe jo të vazhdohet që kjo të bëhet vetëm në baza vullnetare”, përfundon Shala.