Flamur Gacaferi, drejtor i shkollës shqipe në veri të Mitrovicës tregon pse nuk po ju ndërtohet shkolla

- Advertisement -

Rruga që shpien drejt dy kontejnerëve të montuar në një cep të rrugës në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës nuk e shpërfaq asnjë shenjë dalluese se aty pranë ndodhet një shkollë.

- paragrafi 1 -

Kontenjerët pa asnjë logo për tash e 23 vjet kanë shërbyer si hapësira ku kanë zhvilluar procesin mësimor nxënësit shqiptarë të lagjes së qytetit të ndarë nga lumi Ibër.

- Advertisement -

Flamur Gacaferi, drejtor i shkollës, ka treguar edhe rastet kur ndëprejnë mësimin për shkaqe sigurie.

Ai ka thënë se një gjë e tilla ka ndodhur javën e kaluar.

“Javën e kaluar e kanë pasur një festë. Është shtënë me armë. Fëmijët janë frikësuar dhe është dashur që ta përfundojmë mësimin para orarit”, ka bërë të ditur Gacaferi.

- Advertisement -

Ai ndërtimin e një objekti shkollor për nxënësit shqiptarë të lagjes e ka ndërlidhur me çështje politike.

“Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme, qysh nga viti 2000 e këndej, por ky është problem politike. E edhe numri i nxënësve është i vogël”, ka vlerësuar ai. /KOHA/