E enjte, 21 Nëntor, 2024

Fjolla Rraci flet për Kids of Kosova: Fytyra ime mori pamje tjetër kur u shfaq fotoja e Leonit në ekranin e Times Square-it

- Advertisement1-

Më 18 shtator të këtij viti, foto e Leon Arifit, djalit me sindromën Down zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York. Në fotografi, Leoni i buzëqeshur shihet me Fjolla Rracin e cila e bëri të mundur që fotoja e të shfaqet në ekranin që e sheh mbarë bota.

Media për fëmijë dhe nëna “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka zhvilluar një intervistë me znj. Fjolla Rraci e cila ka treguar se si u bë e mundur që fotoja e Leonit dhe saj të shfaqet në ekranin e Times Squares, si e përshkruan ajo këtë moment, ndërsa flet për jetën e saj në Amerikë, si aktivizimin e saj në Kosovë për të ndihmuar personat me sindromën Down dhe autizëm, kurse jep dhe një mesazh për të gjitha nënat.

- Advertisement -

 Lexoni intervistën e plotë me Fjolla Rracin, vajzën që mundësoi që foto e djalit me sindromën Down, Leon Arifi të shfaqet në Time Square:

Së pari një prezantim, CV e shkurtër e juaja?

Fjolla, është një vajzë që ka lind nga dashnia e me dashni është rritë.

Ka kaluar jetën e rrethuar në një ambinet t’shëndetshëm ku çdo njeri është pranuar e vlerësuar ashtu si është.

Duke u rritur kam marrë pjesë në aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me socializimin e personava me nevoja të veçanta në shoqëri.

Aktualisht jetoj në SHBA, duke u munduar të edukoj vetën sa ma shumë e të bëhem versioni më i mirë i vetës që të jem më e dobishme për shoqërinë e të jem zë për ata që nuk ju dëgjohet fjala e ju mohohen të drejtat themelore njerëzore.

- Advertisement -rrrrrrr

Para ca ditësh keni publikuar një shkrim ku tregoni se si fotoja e Leon Arifit pushtoi ekranin e Time Square. Na flisni pak për këtë si erdhi?

Lumturisht nuk është hera e parë që një person me sindromën Down shfaqet në Time Square, ky është viti i tretë me radhë.

Për të qenë pjese e Time Square duhet të aplikosh në kuadër të video prezantimit të National Down Syndrome Society, e në një rubrikë të vogël duhet të shkruash pse është kjo e rëndësishme për ty të shfaqet kjo foto. Unë kam shkruar për rëndësinë e Leonit në jetën time e të mirat e pafundshme të tij.

Diten kur është shfaq foto, fytyra ime ka marrë pamje tjetër e ndjenjat kanë qenë të papërshkrueshme, mungonte veç Leoni me qenë afër e me i jap atij momenti hala më shumë kuptim.

VIDEO: Momenti kur vendoset foto në Times Square:

 

Na tregoni kur keni filluar në mënyrë vullnetare të ndihmoni fëmijët me sindromin Down dhe ata me autizëm?

Kohën kur veç kam jetuar në Kosovë kam filluar si shumë e re, njëherë në Gjakovë e atëherë në Prishtinë gjatë kohës së studimeve në mënyrë vullnetare me qenë pjesë e aktiviteve të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe inkuadrimin e personave me sindromën Down në shoqëri, me pas nga dëshira e madhe që të jem pjesë e tyre e të ndihmoj më shumë në mënyrën e duhur kam filluar të jem pjesë e shkollave si asistente e tyre duke u paguar nga vet prindërit.

Personat me nevoja të veçanta në Kosovë kishin me qenë shumë më shumë të integruar nëse veç shteti kish me ju jap më shumë shërbime e mundësi me qenë pjesë e shoqërisë.

Cili është mesazhi juaj për prindërit që kanë fëmijët me autizëm dhe sindromën Down?

Ardhja e një fëmije në jetë është një arsye për me festuar, e një kromozon shtesë, një fëmijë me një ecje ndryshe, një mënyrë t’mendumit ndryshe nuk është aryse për mos me u festu e me u gëzuar ekzistenca e tij. Pranoje si është që me ju gëzuar jetës e rritjes së tij çdo ditë. /Kids of Kosova/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Çifti nga Kosova diplomojnë bashkë në Universitetin e Vjenës

Vazhdojnë histori suksesi të studentëve kosovarë në universitete prestigjioze në botë. Çifti nga Kosova diplomojnë...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, prindërit me lot në sy protestojnë te shkolla “Fan Noli”

Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes të 14-vjeçarit Martin.C nga bashkëmoshatari i tij...

Nga Ilmi Tahiri: Në fërfëllëzë dhe dëborë, kështu punoja për kombin tonë

Mua më ndoqën vite stinorë Fërfëllizë dhe dëborë, na ndoqi rrugës për në shkollë, të ngrira këmbë...

Edukatorja Abetare Muhadri realizon murale të bukura në shkollën “Shaban Golaj” në Lipovec të Gjakovës

Abetare Muhadri, edukatore në shkollën "Shaban Golaj" në Lipovec të Gjakovës ka realizuar me...