Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, nga sot i hapur online për publikun

- Advertisement5 -

Fjalori i madh i gjuhës shqipe është tashmë online në fjalori.online. Platforma e hapur nga Akademia e Shkencave u jep akses të lirë të gjithë përdoruesve dhe fton publikun të dërgojë sugjerime për pasurimin dhe përmirësimin e kësaj vepre madhore.

- paragrafi 1 -

Nga sot, 12 janar 2026, ora 00:00, përdoruesit kanë akses të lirë në platformën online të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, përmes domenit fjalori.online

- Advertisement -

Hapja e platformës është miratuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me vendimin nr. 1, datë 06.01.2026, duke e bërë këtë vepër madhore të albanologjisë të disponueshme për të gjithë.

Gjatë një periudhe nëntëmujore nga dita e hapjes, publiku do të ketë mundësinë të dërgojë mendime, sugjerime dhe plotësime për përmirësimin e përmbajtjes.

Njoftimi nga ministrja Mirela Kumbaro Furxhi:

- Advertisement -

Një ditë e bukur për gjuhën shqipe🖋️🇦🇱

Ndërsa në të gjithë shkollat e vendit sot ka nisur Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, është publikuar online nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë edhe 📖 Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe që mund të aksesohet shumë lehtë 👉🏻 https://fjalori.online/ 🦅

📕 Ky fjalor është një pasuri e madhe, e që për nëntë muajt në vazhdim platforma online do të jetë e hapur për komente, sugjerime e plotësime me qëllim përmirësimin e tij 📚 dhe pas botimit në dhjetë vëllime vitin që vjen, “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” do të jetë busulla e të shkruarit drejt shqipen 🇦🇱🤝🏻