E hënë, 25 Nëntor, 2024

Fjalori i madh i gjuhës shqipe i Republikës së Kosovës drejt suksesit

- Advertisement1-

Qendra për Edukim dhe Përparim ka mbajtur në Durrës një takim me të gjithë bashkëpunëtorët e projektit për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe, i cili do të ketë 100,000 fjalë dhe shprehje.

Ky fjalor pritet të jetë më i madhi deri tani për gjuhën shqipe dhe do të plotësojë jo vetëm nevojën, por dhe domosdoshmërinë për një fjalor të këtillë, sepse pasqyron pasurinë leksikore të gjuhës shqipe, në të cilën përfshihet shtresa aktive e përditësuar me fjalë e shprehje të shqipes bashkëkohore dhe një pjesë e leksikut pasiv.

- Advertisement -

Në këtë takim morën pjesë drejtues, gjuhëtarë e informatikanë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ishin të pranishëm: drejtori i Qendrës për Edukim dhe Përparim, Lulëzim Shishani; drejtori i Albasoft-it, Ernest Culaj; drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi; gjuhëtarët: Emil Lafe, Enver Hysa, Anila Çepani, Adelina Çerpja, Bahri Koskoviku, Mustafa Ibrahimi, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të këtij projekti.

Në takim u bë një paraqitje e përgjithshme e paketës softuerike Kulla e shqipes 2.0, rezultat i projektit të rëndësishëm për gjuhën shqipe në kohën digjitale “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.

Pjesëmarrësit diskutuan rreth Fjalorit të madh të gjuhës shqipe, i cili do të publikohet deri në fund të këtij viti dhe do të jetë në dispozicion të shqiptarëve e përdoruesve të gjuhës shqipe, ndërsa do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

U bisedua për shumë probleme të gjuhës e sidomos ato që lidhen me leksikografinë, si: realizimi i softuerit të veçantë për hartimin e fjalorëve në gjuhën shqipe, plotësimi i parimeve për hartimin e Fjalorit të madh të gjuhës shqipe.

Në kuadër të këtyre diskutimeve u paraqit platforma e hartimit të fjalorëve me rubrikat e saj të veçanta, duke u përqendruar në veçanti në Fjalorin e madh të gjuhës shqipe. Bashkëpunëtorët e drejtpërdrejtë të fjalorit ngritën çështje të diskutueshme të dala gjatë procesit të punës, qoftë për fjalësin, qoftë për rubrikat me të cilat do të plotësohet çdo fjalë etj.

Nisur nga përvoja dhe kontributi i gjithsecilit gjatë punës në platformë, u diskutuan gjerësisht problemet e hasura gjatë përshkrimit të fjalëve, plotësimit të tyre me shembuj të ndryshëm, u sugjeruan zgjidhje të cilat do të merren parasysh në të ardhmen.

- Advertisement -rrrrrrr

Po ashtu, për përmirësimin e anës teknike të platformës, u ngritën dhe u diskutuan disa çështje, zgjidhjet e të cilave do të çojnë në rritjen e cilësisë e të saktësisë, si dhe të shpejtësisë gjatë punës.

Ai do të jetë një fjalor i madh jo vetëm për nga numri i fjalëve dhe i shprehjeve, por edhe për nga zgjerimi i strukturave kuptimore dhe i përshkrimit të kuptimeve. Fjalori do të jetë burimi më i pasur dhe më i rëndësishëm i fjalëve, të cilat do të jenë të pajisura me çdo të dhënë që gjuhësisht lidhet me fjalën, jo vetëm leksikografike, por dhe shqiptimore, morfologjike e sintaksore etj.

Hartimi i këtij fjalori është bërë mbi bazën e parimeve dhe kritereve profesionale gjuhësore, për shkak se është fjalori i parë i këtij lloji, i tëri digjital.

GjuhaShqipe.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...