Fituesi i medaljes së bronztë, Ajan Hajrullahu: Çdo ditë ushtroj deri në 5 orë matematikë

- Advertisement5 -

Nxënësi i talentuar, Ajan Hajrullahu, ka bërë të ditur se suksesi i tij në matematikë është rezultat i një pune dhe përkushtimi të vazhdueshëm ndër vite.

- paragrafi 1 -

Pas arritjes së medaljes së bronztë në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, Ajan Hajrullahu ka treguar se ushtron mesatarisht 4 deri në 5 orë në ditë matematikë, duke i kushtuar kohë të madhe përgatitjeve dhe zgjidhjes së problemeve të avancuara.

- Advertisement - M1

“Mesatarisht ushtroj 4-5 orë matematikë”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjini.

Ai konsiderohet një nga nxënësit më premtues në fushën e matematikës, ndërsa suksesi i tij po vlerësohet si një arritje e rëndësishme për arsimin dhe përfaqësimin e të rinjve shqiptarë në gara ndërkombëtare.