Mësimdhënësja më e dalluar e vitit 2024/2025 për Komunën e Lipjanit është shpallur Fitore Rashiti Tmava, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i Komunës së Lipjanit:
Komuna e Lipjanit ndan mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan organizoi ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për mësimdhënësit e dalluar të vitit 2024/2025, me ç’rast u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar në secilën shkollë të komunës.
Mësimdhënësja e dalluar e vitit 2024/2025 për Komunën e Lipjanit është shpallur Fitore Rashiti Tmava, e cila në të njëjtën kohë është nominuar për çmimin “Shaban Jashari”.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z. Rasim Hasani, theksoi se mësuesi është shtylla kryesore e edukimit dhe përparimit shoqëror. Vlerësimi dhe mbështetja ndaj mësimdhënësve janë një detyrim për çdo shoqëri që synon zhvillim dhe përparim.
Komuna e Lipjanit vazhdon të mbetet e përkushtuar në vlerësimin dhe mbështetjen e mësimdhënësve për rolin e tyre të rëndësishëm në edukimin e gjeneratave të reja.