E shtunë, 30 Nëntor, 2024

“Fitoja olimpiada Letërsie, por mora 6 në provim”, rrëfimi prekës i 22-vjeçarit për kohën si maturant

- Advertisement1-

Ankthi është një ndër çrregullimet minore të shëndetit mendor që për njerëzit të cilët vuajnë prej tij iu shkakton ndjesinë e panikut, frikës, shqetësimit dhe nervozizmit. Të gjitha këto simptoma mund të sjellin një bllokim të pacientit i cili nuk mund të mendojë dhe veprojë edhe pse mund ta dijë se çfarë po i ndodh.

Endri Plaku i ka përjetuar fazat e para të ankthit kur ishte maturant. 22-vjeçari tregon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se nisën disa simptoma për shkak të stresit të grumbulluar dhe gjatë provimit të Letërsisë, lëndë në të cilën kishte fituar olimpiada, mori notën 6.

- Advertisement -

Endri Plaku: Fazat e para i kam përjetuar në periudhën pas adoleshencës dhe viti i fundit i maturës, në pragun e provimeve që nga kjo frika dhe indiciet e jashtme që doktoresha tha, unë fillimisht e përjetoj me djersitje të duarve. Pjesa e duarve fillon të më djersitet dhe e ndiej edhe vetë që nuk jam në 100%-ëshin tim. Pastaj shtohet pjesa e moskomandimit të duarve dhe mundohem që herë pas here të bëj një lëvizje të komanduar të vetes që të mos arrij ta përshkallëzoj këtë gjënë. Kur isha në prag të provimeve të maturës, në ditën që për pak do futesha në provim, unë kam qenë historikisht shumë i mirë në Gjuhë-Letërsi, në të treja vitet e gjimnazit fitues olimpiadash Letërsie dhe në provim të Letërsisë unë kam marrë 6.

Domethënë, vetëm nga ajo gjendja që unë përjetova, edhe pse isha i sigurt me veten time që do t’ia dilja, do ta bëja, edhe pse i dija të gjitha pyetjet por nuk arrija dot të jepja sepse s’komandoja dot veten time. Dhe kur e kam thënë këtë gjënë, “po, po, justifikohesh kot ti”. Domethënë e lidhnin këtë gjënë që unë po justifikohem se s’arrita dot. Po nëse unë kam arritur në gjithë këto olimpiada përgjatë 3 viteve, nuk tregon ky provimi i fundit atë pjesën që unë kam vështirësi me veten kur më kap kjo gjëja dhe unë nuk komandoj dot veten time për të arritur të jap 100% tim.

Në një rast të pak kohëve më parë gjatë organizimit të një eventi të rëndësishëm në momentet e fundit, i riu përjetoi një tjetër kriza ankthi. Ai iu drejtua mjekëve të cilët e klasifikuan thjesht si krizë nervore.

Endri Plaku: Gjithë ajo mbingarkesa që pata ma dha në krizë, në komplet mpirje të krahut të majtë. Kontakti që pata, u mundova të qetësoja veten por ishte e pamundur. Pas mesnatës, mund të ketë qenë ora 3 e mëngjesit, i jam drejtuar urgjencës, kam pritur 1 orë e gjysmë, 1 orë e treçerek minuta në urgjencë.

Ermelinda Ndoja: Derisa more veten më saktë?

Endri Plaku: Nuk e merr dot veten se ajo kriza është e pakomandueshme. Mua më jep mpirje komplet të krahut, s’është as mpirje, as dhimbje, nuk di si ta shpjegoj dhe dua vetëm ta mbledh. Është një gjë që s’ndihem rehat dhe nuk të lë as të flesh.

- Advertisement -rrrrrrr

Arjana Rreli: Kur është edhe nga zemra pastaj, të tremb edhe më shumë akoma.

Endri Plaku: Ajo që doja të thoja, që e listuat edhe ju pak më parë momentin kur shkon në urgjencë, pyetja e parë që ishte “a ke pirë ndonjë gjë?”, ishte kjo pjesa. Kur ti i thua jo, pyesin atë që të shoqëron ty, “se ndoshta s’e pranon, mos ka pirë ndonjë gjë?” dhe kur merr jo-në e dytë thotë “hë se është krizë nervore”./tvklan.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

FESTAT E FUNDVITIT: Përfundimi i gjysmëvjetorit të parë – këto ditë do të jenë pushim në dhjetor dhe janar

Festat e fundvitit Krishtlindjet dhe Viti i Ri, po afrohen dhe bashkë me të...

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në Podujevë

Në Podujevë sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në...

LIRI për 28 Nëntor iu dërgon dhurata rreth 100 nxënësve në shkollën “Ibrahim Rugova” në Podujevë

Kompania LIRI vazhdon të gëzoj nxënësit në mbarë vendin. Për nder të 28 Nëntorit, LIRI...

Kompania Pestova gëzon rreth 100 nxënës të shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë për 28 Nëntor – iu dërgon VIPA CHIPS

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzoj nxënësit në mbarë vendin. Për nder të 28...