E diel, 19 Janar, 2025

Fitoi 1 milion dollarë si mësuesi më i mirë, dhuron gjysmën e shpërblimit për edukimin e nxënësve

- Advertisement1-

Një mësues në Indi fitoi çmimin Botëror të Mësuesit për vitin 2020 me 1 milion dollarë për kontributin e dhënë në fushën e arsimit.

Ranjitsinh Disale, i cili jep mësim në një shkollë fillore në shtetin indian të Maharashtra, u vlerësua si mësuesi i vitit përballë 12 mijë konkurrentëve nga 140 vende të botës.

- Advertisement -

Disale njoftoi se 50 për qind e parave totale të çmimit do të ndahen mes 10 mësuesve të përzgjedhur si më të mirët, për të siguruar arsim cilësor për mijëra fëmijë në 9 vende të botës.

“Në këtë kohë të vështirë, mësuesit po bëjnë më të mirën e mundshme për t’u siguruar studentëve të drejtën e tyre për një arsim më të mirë“, tha 32 vjeçari.

Disale u vlerësua nga juria e konkursit për punën e tij për të siguruar arsimimin e vajzave, në vend që të përballeshin me një martesë të hershme. Ai gjithashtu siguron mësime shkencore në internet për nxënës në 83 vende dhe drejton një projekt ndërkombëtar për ndërtimin e lidhjeve midis të rinjve në zonat e konfliktit.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...